“Nuk ka xhipa e truproje më, pse po i frikësohesh popullit” – Koha kur Kurti tregonte se çfarë qeverie i duhet Kosovës

Sot dhe zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton Sinjali.

Dje ishte edhe dita e fundit e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës meqë sipas ligjit zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni 30 ditë para përfundimit të mandatit.

E kur jemi te nisja e fushatës edhe partia aktuale në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin e parë në qytetin e Gjakovës.

Tashmë me premtime të reja e më të moderuara, por Kurti dikur kishte qëllim e fjalë tjera nëse VV-ja do të qeveriste në Kosovë.

Ai në një intervistë dhënë për RTV21 gjatë kohës sa ishte në opozitë thoshte se Kosovës nuk i duhet një qeveri me truproje e xhipa të zi, nuk kanë pse frikësohen nga populli i tyre.

“Ne kemi nevojë për një qeverisje, nuk ka xhipa, nuk ka kso automjetesh të zeza me truproje me blinda. Çka po frikësohesh prej popullit tënd? Dmth atje qeshin e buzëqeshin me Daçiqin pa kurrfarë mbrojtje, e kur vinë të populli këtu me autoblinda, rreth e rrotull me Njësi Speciale”, shprehej Kurti dikur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli siguron kontratë miliardëshe mbrojtjeje me Emiratet

Izraeli ka siguruar një nga fitoret më të mëdha strategjike në industrinë e tij të mbrojtjes, pasi kompania Elbit Systems ka nënshkruar një marrëveshje...

I pamposhturi, pensionohet

Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Crawford, njoftoi tërheqjen nga boksi. Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Terence Crawford,...

Ministri rus i Mbrojtjes: NATO po përgatitet për përplasje ushtarake me Moskën

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, deklaroi se ekzistojnë prova që NATO po përgatitet për një përplasje ushtarake me Rusinë, me synimin për të...

Serbia bojkoton Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të mërkurën në mbrëmje...

“Armend Muja, qite kryet…” – Lirim Memetaj publikon dokumentin që dëshmon se gjatë qeverisjes së Kurtit është dhënë licenca për kompaninë EFT të Vuk...

Armend Muja, qite kryet – patriotizmi i fjalëve dhe licencat e heshtura të VV-së Veç një pyetje të thjeshtë, por thelbësore, e kemi për Vetëvendosjen,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu