“Nuk e kam pasur në atë kuptim, po më dridhet trupi”, Benita shpreson që shikuesit ta besojnë versionin e saj

Benita dhe Ibro u panë duke diskutuar rreth spektaklit të mbrëmshëm.

Gjatë spektaklit u transmetua klipi ku Benita dhe Alba shfaqeshin duke bullizuar Elijonën, si edhe momenti kur Benita i kishte thënë Elijonës: “S’e ke mamin këtu”.

Kjo preku thellë Elijonën dhe publikun, pasi ajo kishte humbur nënën dhe motrën në një aksident.

Benita sqaroi se nuk e kishte ditur rastin dhe se nuk e kishte pasur fjalën për nënën e Elijonës, por për Hygertën.

Më pas, në një video, ajo dëgjohet të thotë: “Ajo mënyrë që ka qenë, ka qenë gabim, por gabimet janë për njerëz, normal. Kryesorja është publiku, që nuk e kam pasur në atë kuptim. Janë lidhur gjërat shumë keq. S’e njoh”.

Ibro, i cili po e dëgjonte me vëmendje, tha: “E rëndësishme është të tregosh versionin tënd dhe mënyrën si e ke pasur ti, ta sqarosh situatën”.

Benita iu përgjigj e prekur: “Besomë që po emocionohem sa herë po e kujtoj këtë pjesë, po më dridhet trupi”.

Ndërsa Ibro e inkurajoi duke thënë: “Mos ta ndien, në momentin që ti e di që je e pastër”.

Benita shtoi: “Unë jam e pastër shumë. Veç kur po e mendoj jashtë, ku ta di sa të madhe e kanë bërë këtë pjesë. Po them o Zot, pa faj. S’e kam ditur, se nuk e kam shpirtin t’ia përmend këtë gjë askujt”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adelina Ismaili me koncert për 40-vjetorin e karrierës

40 vite muzikë, 40 vite guxim dhe art, një udhëtim i pasur që vetëm një artiste si Adelina Ismaili mund ta ofrojë. Një karrierë që...

Alarmante: Për dy vjet, 170 policë zhveshin uniformën- shkak pakënaqësia me pagën

Policët e sulmuar nuk morën lëndime serioze, por kur ata bëhen për spital, apo edhe fatkeqësisht vdesin në detyrë, nuk gëzojnë ndonjë sigurim. Kjo është...

I arrestuar nga policia serbe, Spahiu tregon pas lirimit: Jam më i fortë se kurrë

Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor të këtij viti, është liruar të enjten në mesditë nga burgu i Serbisë. Lajmin...

Haradinaj i ashpër me VV: Moni more se ju vranë Zoti, ende i kam plagët në trup e me m’thanë mu je me Listën...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas tij po i etiketojnë ish-luftëtarët e UÇK-së...

Emira Selimi, vajza që ndërtoi një vatër kulture në Qytetin e Alfabetit në Manastir

Pavarësisht shumë sfidave, ajo ka arritur të sjellë në Manastir qindra libra shqip në një bibliotekë që i mungonte qytetit. Emira Selimi, një vajzë nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu