Aktori Hasim Sopi “thumbon” kryetarin e Komunës së Tetovës me një status ironik

Tetovë – Aktori i njohur nga Tetova, Hasim Sopi, ka publikuar një status ironik në rrjetet sociale që është interpretuar si goditje e drejtpërdrejtë ndaj kryetarit aktual të Komunës së Tetovës.

Sopi, në stilin e tij karakteristik dhe me nota të theksuara sarkazme, ka ndarë një përjetim nga një event kulturor, duke shkruar:

“Nji ditë në nji event kulturor nji politikan më tha: faleminderit që na bëni të qeshim.
I thash: ne më rrallë, ju më shpesh na bëni të qeshim. 😅😅😅”

Statusi është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke nxitur reagime dhe diskutime rreth qasjes së politikanëve lokalë ndaj artit dhe realitetit qytetar.

Ndonëse Sopi nuk përmend emra, ndjekësit e tij dhe komentues të shumtë e kanë lidhur direkt me kryetarin e Tetovës, duke e cilësuar si një “goditje elegante dhe të merituar”.

Kjo nuk është hera e parë që figura të njohura artistike përdorin humorin për të kritikuar realitetin politik në qytet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu