Një kafene vetëm për gratë, për burrat është e ndaluar

Vetëm për gra, po po, vetëm për gra, burrat në lokalin që po hyjnë tani nuk lejohen. Bëhet fjalë për një kafene e vetmja e këtij lloji në vendin tonë, ku mund të pinë kafe dhe të shërbehen vetëm gratë.

Ky lokal i veçantë gjendet në lagjen Fushë Tophanë të Shkupit.

“Idea ka lind si nevojë e grave, e kemi vërejt që me të vërtetë kanë nevojë gratë, nanat tona të vijnë dhe të kalojnë një kohë të caktuar me fëmijët e tyre në një vend më të qetë dhe më relaksues edhe për fëmijët edhe për to. Edhe pse është plakati para dere që shkruan vetëm për femra vijnë edhe meshkujt të cilët nuk e shohin dhe me keqardhje duhet të ju themi se duhet të dalin, mua më vjen keq por ashtu janë rregullat”, tha Sadbere Slija Krasniqi – pronare e lokalit

Përveç se e mirëmban një grua, edhe gatesat dhe produktet që shërbehen në këtë lokal janë të përgatitura nga gratë.

“Të gjitha prodhimet që i kemi këtu, të gjitha janë nga gratë të cilat punojnë nëpër shtëpi dhe jemi mundu që t’i ndihmojmë edhe atyre në një farë mënyrë që ta zgjerojnë biznesin e tyre dhe relativisht të gjitha prodhimet janë prodhim shtëpie. Gjatë kohës së verës ne kemi pasur edhe disa të punësuara studente dhe nxënës dhe i kam marr me shumë dëshirë që ta shohin se si është të punojnë dhe fitojnë paranë vetë vajzat e reja dhe mendojmë edhe këtë vit të marrim vajza të reja”, u shpreh Sadberja, pronarja e lokalit.

Në lokal takuam edhe vajzën e pronares, Erinën, e cila i ka 14 vjet dhe është e angazhuar për të pritur dhe shërbyer mysafiret.

“Kohën e lirë përse mos ta shpenzojmë duke punuar, kur ka shumë të rinj që e shpenzojnë në telefon. Mirëpo u kisha sugjeruar që të punojnë sepse me të vërtet është mirë, është lodhje por shumë mirë”, tha Erina Erasniqi

Ndryshe ky lokal ka një vit që është hapur dhe pronarja Sadbere Alija thotë se është pritur mirë dhe po i ec mbarë./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Trump bëri shkelje të rëndë Kushtetuese”/ Senatorët demokratë kritikojnë vendimin e presidentit amerikan për të sulmuar Iranin: S’mund të veprojë pa miratimin e Kongresit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e quajti “përshkallëzim të rrezikshëm”, sulmin e SHBA-së. “Tani ka një rrezik të madh që konflikti në mënyrë...

VLEN pritet të garojë me Dr. Fadil Canën për Gostivarin në zgjedhjet lokale 2025

Burime të afërta me koalicionin opozitar shqiptar VLEN bëjnë të ditur se emri i Dr. Fadil Canës, drejtor aktual i Klinikës për Sëmundje Infektive...

Albin Kurti kundër Iranit: “Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë hapur kundër përpjekjeve të Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore, duke theksuar se siguria ndërkombëtare kërkon...

Thirrje për diplomaci dhe ulje tensionesh, ndërkombëtarët reagojnë ndaj sulmeve të SHBA-së në Iran

Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj tre centraleve bërthamore të Iranit, reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar, me shumicën e vendeve që bëjnë...

Irani thotë se e ka zhvendosur uraniumin e pasuruar nga Fordow para sulmit amerikan

Nuk kuptohet ende se cila mund të jetë shkalla e dëmit të shkaktuar në Fordow pas goditjeve amerikane, por sipas edhe agjencive ndërkombëtare, nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu