Ngordh pinguini homoseksual me famë botërore, partneri “vajton” për humbjen! Historia e tyre u bë frymëzim për libra dhe filma

Sphen, një pinguin australian, i cili u bë një simbol global për barazinë, ka ngordhur nga shkaqe natyrore në moshën 11-vjeçare, tha të enjten akuariumi në Sydney ku ai banonte.

Sphen fitoi famë globale në vitin 2018 kur u lidh me kolegun mashkull pinguin Magic, pasi të dy u panë duke ecur përreth dhe duke notuar së bashku para sezonit të riprodhimit. Çifti i pinguinëve të të njëjtit seks, i njohur si “Sphengic” frymëzoi miliona me lidhjen e tyre të palëkundur dhe familjen e ngrohtë. Së bashku ata rritën dy të vegjlit e tyre Lara, 6 vjeç, dhe Clancy, 4 vjeç.

Për të ndihmuar Magic, 8 vjeç, të përpunonte humbjen tragjike, stafi i akuariumit e çoi atë për të parë Sphen “në mënyrë që ai të kuptonte pse partneri i tij nuk do të kthehej,” tha në një deklaratë Sea Life Sydney Aquarium .

“Ai filloi menjëherë të këndonte, ku u shoqërua më pas edhe nga pjesa tjetër e pinguinëve”.

Richard Dilly, menaxheri i përgjithshëm i akuariumit tha: Humbja e Sphen është prekëse për koloninë e pinguinëve, ekipin dhe të gjithë ata që janë frymëzuar ose ndikuar pozitivisht nga historia e Sphen dhe Magic.

“Ne duam të shfrytëzojmë këtë mundësi për të reflektuar dhe festuar jetën e Sphen, duke kujtuar se çfarë ikonë ishte ai,” shtoi ai.

Sphen dhe Magic kishin një lidhje të pandashme, të dy shiheshin shpesh së bashku jashtë sezonit të riprodhimit, një gjë e rrallë për speciet e tyre. Ata u bënë frymëzim për seriale, filma dhe libra të panumërta, ku kanë prekur historinë e tyre të dashurisë, tha në një deklaratë akuariumi, ku çifti jetonte.

Dyshja frymëzuan një lundrim të Mardi Gras, i paraqitur në serinë e Netflix “Atypical”. Libra dhe filma të panumërt prekin gjithashtu historinë e tyre të dashurisë, tha akuariumi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu