Ngjarja tragjike në Shqipëri – Gjenden trupat e pajetë të viktimave

Pas 3 ditësh kërkimesh intensive gjenden të gjithë anëtarët e familjes Arrazi që u hodhën në lumë. Nëna Alma Arrazi dhe djali i saj 3 vjecar u gjetën nga polumbarët këtë të martë.

Trupi i pajetë i djalit të vogël u pikas në afërsi të fshatit Oblikë në njësinë administrative Ana e Malit. Trupi u gjet në një zonë me shkurre rreth 500 m larg nga vendi ku të hënën u gjet motra e tij 8 vjecare. Rreth 3 orë më pas u arrit që të gjendej edhe trupi i pajetë i 39 vjecares. Ajo ndodhej në vendin e quajtur shkalla e Belnit në afërsi të fshatit Pemtar. Kërkimet nisën mbrëmjen e së shtunës kur një peshkatar i zonës gjeti trupin e pajetë të vajzës 9 vjecare të familjes.

Në operacion u përfshinë edhe polum,barë, forcat renea dhe forcat e ushtrisë ndërsa kërkimet u shtrinë gjatë këtyre ditëve edhe në terriotrin e Malit të Zi. Ndërkohë në shkollën Ndre Mjeda në Shkodër mësimi nisi i trishtë. Nxënës të klasës ku mësonin dy motrat shkuan në ambientet e shkollës me lule. Ata shprehën trishtim për ngjarjen ndërsa keqardhjen shprehën edhe prindër.

Ndërkohë familjarë të 31 vjecarit Erdgys Arrazi kanë mohuar që ai të ketë qenë i dhunshëm dhe të ketë keqtrajtuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij. 39 vjecarja Alma Arrazi dhe fëmijët e saj u hodhën në lumë nga ura e vjetër në Bunë si pasojë e dhunës së ushtruar nga 31 vjecari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu