Ngec treni i “Severnës”, nuk arrinë dot në Bruxelles!

Pas miratimit të rezolutës në Parlamentin Europian për “državën Severna” ku asaj i është ndërprerë rruga europiane, pasi “država” nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë siç janë ndryshimet kushtetuese, me këtë rast ka reaguar despoti Micko, i cili tha se: Tani mund t’i themi Europës se e vërteta doli në pah!

Pasi Parlamenti Europian publikoi raportin për “Severnën”, ku u tërhoq teksti që i referohej kombësisë dhe gjuhës maqedonase, si kusht i deputetëve bullgarë në Parlamentin Europian, “država Severna” ka ngecur tashmë në udhëkryqin e madh të Brukselit në përpëltje të pashpresë për të hapur negociatat me BE-në!

Disa ditë më parë premieri Micko u ankua sepse vetoja bullgare dhe heqja në mënyrë talebaneske e identitetit dhe gjuhës maqedonase nga raporti për “Severnën” përbën padrejtësi dhe mohim të identitetit të tij maqedonas, ndërsa nga ana tjetër, është ai dhe qeveria e tij që përdhos dhe denigron identitetin dhe gjuhën shqipe në kushtetutë si gjuhë e 20% dhe se nuk ka asnjë gatishmëri për ta fshirë atë njollë të zezë ndaj gjuhës shqipe nga rendi kushtetues.

Kjo është “država” demokratike që ankohet sesi mohohet identiteti dhe gjuha maqedonase nga Europa dhe Bullgaria, por nga ana tjetër bashkë me partiçkat shqiptare (pa përjashtim) mohojnë identitetin gjuhësor të shqiptarëve të sanksionuar me kushtetutë.

Atë detyrë që duheshin bërë deputetët shqiptarë si pozita ashtu dhe nga opozita shqiptare si kusht për hapjen e negociatave me një memorandum drejtuar Parlamentit Europian, ku të ishte heqja e nofkës së turpit për gjuhën shqipe si 20% nga kushtetuta, si gatishmëri e “državës” për barazi të plotë me shqiptarët të cilët përbëjnë të paktën 30% të popullsisë së përgjithshme, këtë detyrë e kryen deputetët bullgarë për interesat e tyre.

Turpi dhe velloja e zezë e tradhtisë i mbuloftë partiçkat shqiptare në Parlamentin e Shkupit, që në ditën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese më 11 janar të 2019, kur u shitën dhe u blenë te ish premieri Zajko, duke e çimentosur në kushtetutë edhe njëherë përdhosjen e identitetit gjuhësor me 20%, dhe duke e lënë të pandryshuar nenin shoven që mohon gjuhën shqipe me emrin e saj të vërtetë.

Për hir të eurointegrimeve partiçkat tona sakrifikuan dhe bënë kurban identitetin kombëtar dhe gjuhën shqipe me nofkën e turpit si 20%!

Kjo është klasa jonë politike që dëshmoi edhe njëherë (të gjitha pa përjashtim) se ata nuk janë krijuar për të mbrojtur interesat kombëtare të shqiptarëve por janë krijuar nga pushteti për t’i shërbyar atij deri në grahmat e fundit.

Ndaj këtyre gjëmave dhe bëmave të pushtetit, injoranca jonë vazhdon të ushqej iluzionet e pafundme se partia ime e zemrës do ta sjell ndryshimin apo tjetri, se me ne ishim ndryshe, por pa goditur asnjëri në shenjë: se pa barazi mes shqiptarëve dhe sllavëve nuk mund të qëndrojë më këmbë kjo “kalafeçkë državë” që mbahet më këmbë me paterica të partiçkave shqiptare!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çitaku: Krimi po merr përmasa galopante, faturën e paguajnë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka...

Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm...

511 miliardë fuçi naftë të zbuluara në Antarktidë mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore – Ja pse!

Pikat kryesore të historisë Luftë Botërore? Antarktida është një zonë që nuk lejohet të eksplorohet për përfitime financiare personale nga asnjë shtet. Rusia ka zbuluar...

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e...

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu këmbëngul se Izraeli nuk po kërkon të zhvendosë me forcë palestinezët, por thjesht dëshiron t’u ofrojë atyre që janë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu