Nga progresi te stagnimi: Shqipëria afër hapjes së të gjithë kapitujve, Shkupi me derë të mbyllur

Shqipëria po shënon ritme të shpejta në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke u shndërruar në vendin më dinamik të Ballkanit Perëndimor në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Vetëm brenda një viti, Tirana ka arritur të hapë pesë nga gjashtë grupkapitujt kryesorë të negociatave.

Kështu, duke lënë pas vendet fqinje të rajonit dhe duke u pozicionuar menjëherë pas Malit të Zi, vendi që deri më tani shihej si më i avancuari në këtë proces.

Procesi i negociatave me BE-në është i ndarë në kapituj apo “klasterë” që përfshijnë fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, ekonomia, energjia, transporti apo mjedisi.

Ndryshe nga shumica e vendeve të rajonit, Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm në pothuajse të gjitha këto fusha, duke kaluar shpejt nga faza e përgatitjes në hapjen zyrtare të negociatave.

Nëse një vit më parë vendi kishte hapur vetëm klasterin e parë, sot ndodhet vetëm një hap larg Malit të Zi, i cili ka hapur të gjitha klasterët, por ka arritur të mbyllë vetëm disa prej tyre.

Krahasuar me fqinjët, progresi shqiptar është i dukshëm.

Maqedonia e Veriut, ndonëse e nisi procesin në të njëjtën kohë me Shqipërinë, ka ngecur për shkak të problemeve të brendshme dhe të jashtme, duke mos bërë asnjë hap konkret në negociata.

Nga ana tjetër, Bosnjë dhe Hercegovina e Kosova vazhdojnë të mbeten në vendnumëro, pa asnjë klaster të hapur deri tani. Ndërsa Serbia, ka hapur disa kapituj, por një pjesë e madhe mbeten të mbyllura ose në ngërç.

Në kuadrin e avancimit të shpejtë, Shqipëria ka marrë rolin e liderit të ri në rrugën drejt BE-së.

Ambicia shqiptare është e qartë: anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030.

Ky objektiv, i shpallur nga qeveria, kërkon një mobilizim të madh institucional, zbatim të reformave dhe forcim të sundimit të ligjit.

Megjithatë, ritmet e deritanishme japin sinjale pozitive se ky synim është realist.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në...

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit...

Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja...

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

Mexhiti: Ahmeti po e mbanë BDI-në si kapital për të mbrojtur veten dhe familjarët

Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu