Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë pronar të ri. Megjithëse nga buxheti komunal për të ishin ndarë 67.000 euro, pronari i ri do ta marrë pothuajse falas. Nga Komuna e Strugës për Alsat thonë se vlera e saj aktuale e vlerësuar është 618.602 denarë, ose vetëm 10.060 euro. Shitja e automjetit do të realizohet përmes ankandit publik elektronik.

“Çmimi fillestar i shitjes do të jetë i barabartë me vlerën e vlerësuar, të përcaktuar nga vlerësues i autorizuar, në përputhje me rregullativën ligjore. Çmimi përfundimtar i shitjes do të përcaktohet përmes vetë procedurës së ankandit publik elektronik,” thanë nga Komuna e Strugës.

• Çmimi fillestar i shitjes, në përputhje me rregullativën ligjore
• Çmimi përfundimtar, përmes procedurës së ankandit publik

Për blerjen e Audi A6 u zhvillua edhe proces gjyqësor, në të cilin i akuzuar ishte ish kryetari Merko, por ai mori aktgjykim lirues. Prokuroria e Strugës u ankua në Gjykatën e Apelit në Manastir, prej nga ende nuk ka vendim. Tani automjeti zyrtarisht del në shitje, pasi këshilli komunal i Strugës ditëve të fundit dha dritë jeshile për këtë.

“Duam të bëjmë të ditur se të gjitha nismat e tilla, me të cilat do të tregohet se ekziston një mënyrë tjetër e funksionimit të komunës, që do të jetë në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Strugës, do të mbështeten nga grupi ynë i këshilltarëve,” tha Kosta Hiohi, këshilltar i VMRO DPMNE-së.

Sa i përket shpenzimeve për mirëmbajtjen e Audi A6, në mars të vitit 2024 ishin shpenzuar 117.500 denarë, ndërsa në janar 2025, 133.200 denarë. Për karburant shpenzoheshin çdo muaj mbi 1000 euro. Në dhjetor të vitit 2024 ishin shpenzuar 61.116 denarë, ndërsa në dhjetor 2025 vetëm 27.385 denarë. /alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LDK votoi vazhdimin e dështimit”, Mushkolaj reagon pas votimit për Abdixhikun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj. Përmes një...

Skandali s*ksual në Mal të Zi, ish zyrtarja flet pas publikimit të videos intime: Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë...

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm. Nga erdhi kjo rënie?

Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Argjendi tregtohej me 120 dollarë për ons. Papritmas, çmimet e metaleve...

Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”

Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të...

“Safe City” në Gjykatën Kushtetuese me iniciativë të Ziadin Selës – Mickoski: Vendimi i tyre do të jetë final!

Në ditën kur edhe zyrtarisht ka nisur zbatimi i sistemit “Safe City”, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se fati i tij do të varet nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu