Arben Taravari, lideri i ASh-së në paraqitjen para mediave pas Kuvendit Qendror të partisë, ka vlerësuar se nga 15-17 deputetë sa pritet të marrë VLEN-i në zgjedhje, 5-6 deputetë pritet t’i sigurojë vetëm ASh-ja, transmeton TV21.
“Mund të marrim edhe më shumë”, tha Taravari teksa zbuloi emrat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie në listat e VLEN-it.