Nga 1 korriku, energjia elektrike shtrenjtohet 0.4% për 88% të familjeve

Nga 1 korriku për 88% të familjeve të cilët përfshihen në bllokun e parë dhe të dytë, shpenzimet e tyre për energji elektrike do të rriten për 0.4%, 8% e familjeve të cilët bëjnë pjesë në bllokun e 3 shpenzimi I tyre për energji elektrike do të rritet për 0.48% dhe 4 % e familjeve të cilat përfshihen në bllokun e 4 shpenzimet për energji elektrike do tu rriten për 0.57%, njofoti sot kreu I komisionit rregullator të energjetikës, Marko Bislimoski.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KRRE-SË
“Për të qenë më të saktë për sa i përket blloqeve për bllokun e parë nuk do të ketë ndryshime, për bllokun e 2 për 0.85%, për bllokun e 3 për 1.92%, blloku i 4 për 1.88% dhe tarifa e lirë e energjisë do të rritet për 0.65%. Është thelbësore tani që furnizuesi universal EVN HOME të ndjekë udhëzimin e dhënë nga KRRE për të optimizuar furnizmin e 15% të sasisë të pa plotësuar të energjisë elektrike që Elektranat e Maqedonisë së Veriut nuk i ka ofruar dhe tani duhet të furnizohen nga bursa e energjisë elektrike”.

Bislimoski tha se duhet të kërkohen zgjidhje kreative që do të jenë në interes të qytetarëve dhe t’i kushtohet vëmendje blerjes së energjisë elektrike nga kapacitetet vendore nga burimet e rinovueshme. Ai theksoi se duhet të kemi konkurrencë dhe të përfitojmë nga momenti kur çmimi i energjisë elektrike në bursa është i favorshëm. Me këto përllogaritje, Bislimoski vlerëson se nuk janë shkaktuar goditje në çmim./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

Haqim Ramadani: Do ti nxjerri pazaret e pista të partive shqiptare që shitën Bërvenicën

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu