Neziri: Do t’i ndërrojmë ministrat / Snopçe: Mbi ASH është bërë puç nën udhëheqjen e Grubit

Ka shumicë për shkarkimin e ministrave Mexhiti dhe Aliu dhe ata do të zëvendësohen, pohon koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për shqiptarët, Adnan Neziri. Sipas tij, tubimi që u mbajt dje në Kumanovë me kryetarin e partisë, Taravari, e në të cilin morën pjesë 75 delegatë nga Kuvendi Qendror, është jolegjitim. Pavarësisht deklaratës së këtillë, ai shprehet se partia nuk është e ndarë.

“Ky tubim nuk ishte legjitim dhe në bazë të Statutit dhe të informacioneve tona, kishte më pak se 40 anëtarë. Kjo ngjarje nuk ishte kuvend sepse dihet se në bazë të statutit kuvendin mund ta thërrasë vetëm kryetari i kuvendit të partisë dhe ka afat prej 7 ditëve dhe kjo do të ishte sipas ligjit. Kuvendi ligjor i ASH-së do të mbahet të shtunën”, tha Adnan Neziri, koordinato i GP të ASH.

Por Halil Snopçe, deputet i ASH-së por edhe mbështetës i Taravarit tha se e gjithë kjo që bëhet me propozimin për shkarkimin e ministrave Mexhiti dhe Aliu është puç klasik dhe se partia nuk e ka kërkuar shkarkimin e tyre. Vendimi i komisionit kadrovik nuk mund të jetë i vlefshëm, tha ai, për shkak se nuk u caktua nga organet e partisë. Akuzon se prapa veprimeve të këtilla është Artan Grubi nga BDI.

“Përmes Artan Grubit duan të bëjnë puç brenda partisë dhe si duket kanë zgjedhur një ushtrues detyre i këtij grupi, dhe ky është Artan Grubi. Ne ua dërguam mediave shkresën e Artan Grubit me drejtorët dje, pra TV21 e publikoi, se si u urdhëron që të mos pranojnë asnjë urdhër nga ministri Mexhiti. Komisioni kadrovik nuk mund t’i propozojë Qeverisë, çfarë komision kadrovik. Kompetencat e këtij komisioni janë që t’i propozojë kryesisë së ASH-së për emërim ose shkarkim të kuadrove. Nuk ka kompetenca të tjera, andaj them se është bërë puç”, u shpreh Halil Snopçe, deputet i ASH.

Shkarkimi i ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ministrit për administratë Azir Aliu është në seancë kuvendore që edhe pse ishte caktuar për orën 11, filloi dy orë më vonë. Edhe pse u paralajmërua se shkarkimi do të jetë pika e parë e rendit të ditës, megjithatë seanca filloi me debat për pika të tjera.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerant Ramadini: Gratë e Sarajit janë zemra e ndryshimit – takim madhështor me Forumin e Gruas të AKI-së

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Blerant Ramadini, ka zhvilluar një takim madhështor me Forumin e...

Reagim nga kandidatja për Këshillin e Butelit, Senka Nuhiu-Qafleshi: Dënohet akti vandal ndaj reklamës së kandidatit Isamedin Azizi

Kandidatja për Këshillin e Komunës së Butelit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Senka Nuhiu-Qafleshi, ka reaguar pas dëmtimit të reklamës zgjedhore të...

Arben Taravari: Shumica e ministrave të VLEN-it janë kuklla në Qeveri, e zv/ministrave u thonë rini në shpi (VIDEO)

Gjatë fjalimit të tij në tubimin e AKI në Vrapçisht, Arben Taravari ka goditur përsëri për pafuqinë e VLEN-it në qeveri, madje ai tha...

Gaza, pritet marrëveshje për shkëmbim pengjesh brenda 48 orëve të ardhshme

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit janë përqendruar në ndalimin e luftës, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin e...

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Për më shumë se dy dekada, Marwan Barghouti ka qenë i burgosuri më i njohur në burgjet izraelite dhe ndoshta i vetmi udhëheqës palestinez...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu