Netanyahu pas sulmeve në Siri: Ahmad al-Saraa ka shkelur vijat tona të kuqe – Do ta çmilitarizojmë jugun e Damaskut dhe do të mbrojmë druzët

Një ditë pas sulmeve të gjera ajrore të Izraelit ndaj objektivave qeveritare dhe ushtarake në Siri, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të përdorë forcën ushtarake për të mbrojtur dy “vija të kuqe” që ka vendosur në territorin sirian.

benjamin netanyahu

Në një mesazh të regjistruar me video, Netanyahu theksoi:

“Kemi përcaktuar një politikë të qartë: çmilitarizimi i zonës në jug të Damaskut, nga Lartësitë Golan deri te malet e komunitetit druzi, është një nga vijat tona të kuqe. Tjetra është mbrojtja e vëllezërve tanë druzë në Jebel el-Druz.”

Kreu i qeverisë izraelite akuzoi drejtpërdrejt regjimin e presidentit sirian Ahmad al-Saraa për shkeljen e të dyja këtyre vijave të kuqe.

“Dërguan forca ushtarake në jug të Damaskut, në një zonë që duhet të jetë e çmilitarizuar, dhe nisën masakrat ndaj komunitetit druzi. Kjo ishte e papranueshme për ne në çdo mënyrë,” deklaroi Netanyahu.

Ai shtoi se armëpushimi i shpallur nga al-Saraa, i cili përfshinte tërheqjen e trupave siriane, nuk ishte rezultat i ndonjë negociate apo lutjeje.

“Armëpushimi u arrit me forcë. Jo me kërkesa, jo me thirrje – me forcë,” tha ai me tone të ashpra.

Në përmbyllje, Netanyahu u shpreh se Izraeli do të vazhdojë të ndërmarrë veprime ushtarake sa herë që e konsideron të nevojshme, duke dërguar një mesazh të qartë jo vetëm për regjimin sirian, por edhe për rajonin më gjerë:

“Siguria në kufijtë tanë dhe mbrojtja e komunitetit druzi janë përparësi absolute për qeverinë izraelite.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu