Nëna e dy binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Pleskoviqin

Sot, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin ndaj Millosh Pleskoviqit i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte në zonën e Prizrenit dhe për vrasjen e dy djemve të Mihrije Daçaj.

Pas përfundimit të seancës, nëna e dy binjakëve të vrarë, kërkoi burgim të përjetshëm për Pleskoviqin, transmeton Klankosova.tv.

“Burg përjetë, se mi ka mbyt dy djem. Përjetë. Mi ka mbyt dy djem në mal, pa kurrfarë…, mi ka dërrmu djemtë, s’kam pas me çka mi shti në tokë”, tha ajo.

Ndërsa avokati Gent Gjini, theksoi se është diskriminuese se si Pleskoviq është gjykuar me ligjin e ish-Jugosllavisë.

“Gjykata e Apelit e ka mundësinë me i vërtetu gjërat sepse kemi të bëjmë me një kriminel tipik i grupit. Zonjës Mihrije ia ka mbyt dy djemtë të rinj mu në qendër të qytetit, afër Kalasë së Prizrenit, dhe ai krim ka qenë makabër. Dënimi prej 15 vjetësh është i vogël e diskriminimi më i madh është se po dënohet me ligjin e ish-Jugosllavisë. E në pse ta dënojmë një kriminel me ligj të Jugosllavisë kur kemi ligjin e Tribunalit të Hagës ku këta kriminel duhet të dënohen me dënim përjetshëm sepse krimi është makabër dhe për këtë zonja Mihrije kërkon drejtësi”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu