Nën masa të rrepta sigurie, nis vizita 4-ditore e Papa Leonit në Turqi

Papa Leoni nisi këtë të enjte vizitën e tij 4-ditore në Turqi.

Kreu i Kishës Katolike u prit në Ankara nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ndërsa do të takohet më pas edhe me Patriarkun Bartolomeu, kreun shpirtëror të ortodoksëve në mbarë botën, në kuadër të shënimit të 1700-vjetorit të Këshillit të Nikesë.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, ai do të vizitojë edhe Xhaminë Blu.

E gjithë vizita do të shoqërohet nga masa të rrepta sigurie.

Pas Turqisë, Papa do të vizitojë edhe Libinë aty ku frika nga një përshkallëzim i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut është rritur pas një sulmi të fundit në Bejrut.

Komuniteti i krishterë libanez, sipas ekspertëve, shpreson për një mesazh uniteti dhe paqeje nga Papa, në një vend të goditur rëndë edhe nga kriza e thellë ekonomike. Analistët theksojnë se Vatikani, në mungesë të interesave politike apo ekonomike, shihet si një prej zërave të fundit moralë me ndikim të vërtetë në rajon.

Udhëtimi konsiderohet një mundësi për Papa Leonin që të prezantojë stilin e tij si papë më i moderuar dhe më pak polarizues, si dhe të promovojë mesazhin e tij kyç të papatit: paqen dhe unitetin mes komuniteteve fetare në rajon.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Brenda shtëpisë së tmerrit në Durrës: tmerr për 3 fëmijë të mitur, 33-vjeçarja i mbyll vetëm pa ujë në kushte çnjerëzore

Ditën e sotme një 33-vjeçare është proceduar penalisht nga policia, pas denoncimit të ish-vjehrrës së saj e cila e akuzon se ka braktisur 3...

Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me SHBA para se të jetë tepër vonë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Kubën që të hyjë në bisedime me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se do të ndërpresë furnizimin me...

Taravari: Zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj ose tetor! AKI-ja mund të bëjë rezultate të jashtëzakonshme!

Pas fitores në zgjedhjet lokale në Vrapçisht dhe Gostivar, Arben Taravari tha se pret që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj...

Temperatura -16°C në Kodër të Diellit

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ftohtë mëngjesin e sotëm është regjistruar në Kodër të Diellit, me -16 gradë Celsius, në Mavrovë...

Qindra protestues të vrarë në Iran, Trump shqyrton opsione ushtarake

Presidenti Donald Trump thotë se ushtria amerikane po shqyrton “opsione shumë të forta” në Iran, ndërsa protestat antiqeveritare, që thuhet se kanë shkaktuar vdekjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu