Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur grupi i dytë i emigrantëve arrijnë në Shëngjin

Tetë emigrantë kanë mbërritur këtë të premte në Shëngjin në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në bordin e anijes italiane “Libra” ndodhen 8 emigrantë me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti. Anija u nis natën e 5 nëntorit me destinacion Shqipërinë.

Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për të pritur në det të hapur disa emigrantë, burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjadrit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë.
Hera e parë që Meloni e vuri në zbatim këtë strategji ishte më 16 tetor, por dështoi: anija transportoi vetëm 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi, nga të cilët 4 duhej të ktheheshin menjëherë në Itali për shkak se ishin të mitur ose “të cenueshëm”.

Shumë shpejt pas kësaj, edhe të dymbëdhjetët e mbetur u desh të largoheshin nga Shqipëria dhe të ktheheshin në Itali sepse një Gjykatë në Romë vendosi që as Egjipti dhe as Bangladeshi nuk mund të konsideroheshin “vende të sigurta”, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës së Bashkimit Evropian.

Kjo shkaktoi një përplasje të fortë mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, të cilit Qeveria iu përgjigj duke blinduar me ligj listën e “vendeve të sigurta” dhe duke mbajtur në të Egjiptin dhe Bangladeshin.

Duke qenë se operacioni i parë i ndërmarrë më 16 tetor ngjalli shumë reagime, ky operacion i ri po kryhet me diskrecion maksimal.

Meloni insiston të vazhdojë me këtë plan, i cili në fillim kishte ngjallur interes të madh te partnerët e saj komunitarë, por që tani po përballet me kërcënime nga vendimet e përsëritura të disa gjykatave italiane.

Të hënën, Gjykata e Katanias (jug), ashtu si ajo e Romës, anuloi arrestin e një egjiptiani thonë burime duke mbajtur qëndrimin se Egjipti nuk është një vend i sigurt dhe kështu duke kundërshtuar ligjin qeveritar, ndërsa Gjykata e Bolonjës (veri) iu drejtua drejtësisë evropiane për të vlerësuar legjitimitetin e këtij protokolli për emigracionin. /Top Channel

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu