Nedai Saoli: Universiteti si çelësi i dijes apo si treg i shitjes së diplomave!?

Pa dorashka

Sot në Universitetet shqiptare një pjesë e konsiderueshme (jo të gjithë) e të ashtuquajturve studentë, hyjnë në këto qendra të arsimit dhe edukimit si troka dhe dalin si zotërinj, jo për nga dija që kanë fituar por për nga paraqitja dhe kapadahillëku që tregojnë se kanë kryer Universitetin ndërsa brenda “kokës” janë bosh.

Janë “kokëbosh” pasi shumë nga trokat që hynë si “kokëboshë” nëpër Universitetet tona publike apo private, dolën po ata “kokëtreshë” që ishin, pasi nuk e “mbushën dot kokën” me dije por me kapadahillëk, duke i blerë diplomat e Universitetit.

Aq i vërtet është ky pohim saqë po t’i kërkosh të shkruajnë një lutje në gjuhën shqipe këta gjysmë analfabetët e diplomuar, gjysmat e fjalëve nuk dinë t’i shkruajnë sipas drejtshkrimit!
Ata gjysmakët nuk e dinë se emrat dhe foljet në shqip siç janë : arkiv, alkool, masivisht, logo, logoped, atlas, fals etj., i shkruajnë si sllavisht kësisoj; arhiv, alkohol, masovikisht, llogo, llogoped, atllas, falls!

Ndërsa këta “ajka e kombit” me diploma të blera çuditërisht kur shkruajnë në sllavisht nuk gabojnë, por shqipen e shkruajnë copa-copa si mos më keq!

Ndaj, kjo “ajka e kombit që po na shpie drejt progresit” sot e gjejmë brenda partive politike si aktivë dhe kuadro të tyre, në administratë, në shëndetësi, në Universitete si dhe në shkolla të mesme e në ato fillore, duke na shitur mend nga “bagazhi i tyre bosh”.

Ahere, përse jemi në këtë nivel të dobët të arsimit tregon dhe ranglista botërore e klasifikimit të Universiteteve, ku asnjëherë një Universitet në gjuhën shqipe nuk qëndron në listën e 1mijë Universiteteve më të mira në botë, madje as në Europë! Ky tregues flet qartë për falsitetin dhe nivelin e dobët të Universiteteve tona në krahasim me ato sllavo-maqedone. Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu