Nedai Saoli: Ja pra kjo ishte shenja e parë e NDRYSHIMIT që proklamonte me zë të lartë VLEN-i

Dëbohen “ballistët” nga stadiumi në Strumnicë!
Dje tifozët tetovarë “Ballistët” janë dëbuar nga stadiumi i qytetit në Strumicë, të cilët po ndiqnin ndeshjen e kampionatit të futbollit mes “Shkëndijës” dhe ekipit vendës “AP Brera”, ku pas shpalosjes së flamurit kombëtar organet represive të policisë së Mickos i kanë dëbuar nga stadiumi!
Ja pra kjo ishte shenja e parë e NDRYSHIMIT që proklamonte me zë të lartë VLEN-i gjithandej nëpër fushata dhe tubimet zgjedhore me kapedanët e saj si Arbeni, Bilali, Mexhiti, Afrimi dhe Bekimi, se me ne do të vijë ndryshimi, ku pa u mbushur dy muaj erdhi “ndryshimi” me shfaqje të shovinizmit dhe mosdurimit kundër flamurit shqiptar në Strumnicë.
Dhe vërtetë “Ndryshimi” ndodhi por jo për së mbari por së prapthi, pasi komitët na kthyem në të kaluaren e hidhur kur shqiptarët vriteshin në Gostivar e gjetkë për shkak të shpalosjes së flamurit kombëtar.
A është ky ndryshimi zotërinj vlenistë apo fillimi i pabarazisë kombëtare në qeverinë e koalicionit tuaj?
Ky është vetëm fillimi pasi nuk keni parë gjë akoma!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu