Në Turqi bie numri i lindjeve, Erdogan ja lë fajin lëvizjeve LGBT dhe promovimit të neutralitetit gjinor

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar për rënien e shkallës së lindjeve në Turqi, duke e cilësuar si një “katastrofë” për të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se shkalla e fertilitetit ka rënë në 1.48, duke mbetur nën pragun e nevojshëm për zëvendësimin e popullsisë.

Gjatë një takimi në Ankara, Erdogan theksoi se popullsia e moshuar është rritur dhe se deri në vitin 2050, një në çdo katër persona do të jetë mbi 65 vjeç.

Ai tha se kjo situatë është “vetëshkatërruese” për vendin dhe bëri thirrje për më shumë mbështetje nga meshkujt për gratë, të cilat, sipas tij, mbajnë barrën e rëndë të familjes.

Erdogan gjithashtu paralajmëroi se do të marrë masa kundër lëvizjeve LGBT dhe promovimit të neutralitetit gjinor, duke e lidhur këtë me rënien e lindjeve dhe ndryshimet sociale që po ndodhin.

Ekspertët lidhin uljen e shkallës së lindjeve me faktorë si arsimi i lartë për gratë dhe përparësia për karrierën mbi krijimin e familjes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emira Selimi, vajza që ndërtoi një vatër kulture në Qytetin e Alfabetit në Manastir

Pavarësisht shumë sfidave, ajo ka arritur të sjellë në Manastir qindra libra shqip në një bibliotekë që i mungonte qytetit. Emira Selimi, një vajzë nga...

“Nuk e kam pasur në atë kuptim, po më dridhet trupi”, Benita shpreson që shikuesit ta besojnë versionin e saj

Benita dhe Ibro u panë duke diskutuar rreth spektaklit të mbrëmshëm. Gjatë spektaklit u transmetua klipi ku Benita dhe Alba shfaqeshin duke bullizuar Elijonën, si...

Stoilkoviq në hapjen e “Vizioni i verës – Ballkani i Hapur” në Beograd

Zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, në ftesë të zëvendëskryetares së Qeverisë së Serbisë dhe ministres së Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq, mori...

Luana nuk përmbahet, ekspozon të pasmet bombastike

Moderatorja Luana Vjollca është shfaqur në super formë. Ajo në një postim në rrjetet sociale, ka ekspozuar trupin e të pasmet bombastike. E veshur në setin...

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, në Gjakovë protestohet nesër për Daorsën

Një protestë do të mbahet nesër, të dielën më 23 nëntor, në kërkim të drejtësisë për Daorsa Spahinë, 25-vjeçaren e cila vdiq tragjikisht në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu