Në qeveri me apo pa ndryshime kushtetuese? VLEN dhe Fronti Europian flasin për kushtëzimet

Kusht për formimin e qeverisë së ardhshme do të jenë ndryshimet kushtetuese, me qëllim vazhdimin e rrugëtimit europian të vendit. Kështu në Click Plus pohojnë edhe nga Fronti Europian edhe nga koalicioni VLEN. Megjithatë nga VLEN, thonë se ndryshimet kushtetuese do të realizohen pasi të formohet Qeveria, në afat prej tre deri në gjashtë muaj. Deri tani pohojnë se nuk kanë folur për kushte sepse ende janë në fushatë zgjedhore dhe nuk kanë përfunduar zgjedhjet.

“Pra, ende nuk kemi pasur sepse është antilogjike…pyeteni atë. Antilogjike është të thuhet se ka kushte apo s’ka kushte sepse ende jemi në kampanjë”, tha Azir Aliu – VLEN.

“Natyrisht që nuk hyjmë në një Qeveri që nuk i bën ndryshimet kushtetuese, është shumë e qartë. Është super e qartë. Qeveria jonë e ardhshme do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese brenda tre deri në gjashtë muaj të qeverisjes. Shumë qartë e thash”, dekalroi Arben Fetai, VLEN.

E nga Fronti Europian janë pak më decid. Ata thonë se nuk mund të formohet fare Qeveri nëse paraprakisht nuk realizohen ndryshimet kushtetuese. Ky do të jetë kushti kryesor për ta.

“Për BDI-në dhe Frontin Europian para formimit të Qeverisë, kusht kryesor për formim të Qeverisë së ardhshme, janë ndryshimet kushtetuese”, theksoi Kreshnik Bekteshi – Fronti Europian.

“S’ka Qeveri pa ndryshime kushtetuese, e këto le të hyjnë në Qeveri 3 muaj, 6 muaj 18 muaj, 4 vjet”, pohoi Arbër Ademi – Fronti Europian. Ndërkohë gjatë fushatës presidenciale dhe parlamentare, kundër ndryshimeve kushtetuese janë shprehur edhe VMRO-DPMNE por edhe Lëvizja Znam e Maksim Dimitrievskit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu