Në pritje të miratimit të Ligjit për shpalljen e Matkës monument natyre, erdhën zgjedhjet

Ligji për Shpalljen e Kanionit Matka zonë e mbrojtur në kategorinë III – monument natyre një vit ka qëndruar në sirtarët e Kuvendit pa u shqyrtuar, ndërkaq vetëm dy muaj para zgjedhjeve, deputetët paralajmërojnë ta vendosin në shqyrtim në komisionin amë kuvendor për Ekologji. Duke e pasur parasysh periudhën e shkurtër kohore deri në zgjedhje, ligji, vështirë se do të miratohet.

Matka, është një rezervat natyror unik, i cili nuk mbrohet prej gati dy dekadash. Kanioni i Matkës përfshihet në Rrjetin Kombëtar Emerald të Zonave me Interes të Veçantë për Ruajtjen e Bashkimit Evropian dhe specie të shumta nga kanioni i Matkës përfshihen në Anekset e Direktivës për Ruajtjen e Habitateve Natyrore të Florës dhe Faunës së Egër.

Kryetari i Komisionit Kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji, i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, për Portalb.mk paralajmëron që këtë javë ligji duhet të vendoset në shqyrtim në komision. Sipas tij, arsyeja pse deri më tani nuk është vendosur në shqyrtim është se këtë nuk e ka kërkuar Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Ministria e Ekologjisë nuk e ka kërkuar. Pasi u ndërrua ministri i Mjedisit Jetësor, atëherë thanë se nuk është urgjente dhe se nuk duhet të shqyrtohet. Më pas erdhi ministër i ri dhe nuk e kërkuan, por megjithatë do ta vendosim ne në shqyrtim. Mendoj se për atë duhet të ketë dhe debat publik që të shqyrtohet mirë. Kishte dhe disa vërejtje prej organizatave civile”, tha Misajllovski duke paralajmëruar se këtë javë pritet të vendoset në shqyrtim.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor, shkurt na u përgjigjën se “me votimin e ligjit në Qeveri, puna e tyre ka mbaruar dhe tani Kuvendi do të duhet ta shqyrtojë të njëjtin dhe në fund ta miratojë”.

Por, një vit nga miratimi në Qeveri, ligji ka qëndruar pa u prekur. Shqyrtimi i ligjit vetëm dy muaj para zgjedhjeve është tepër vonë dhe shumë vështirë të miratohet. Sidomos, kur aq kohë askush nuk e ka marrë iniciativën ta trajtojë me prioritet.

“Me miratimin përfundimtar, pas një periudhe të gjatë harmonizimi, u arrit një konsensus në interes të mbrojtjes së këtij thesari unik natyror kombëtar. Me miratimin e Ligjit, do të mundësohet jo vetëm mbrojtja e vlerave natyrore, shumëllojshmëria e biodiversitetit, por edhe do të krijohen mundësi të reja për menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij ekosistemi”, thuhej para një viti në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas projekt-ligjit, Matka është e ndarë në disa zona, zonë për mbrojtje strikte, zonë për menaxhim aktiv, zonë për përdorim të qëndrueshëm dhe brez mbrojtës. Zona e mbrojtjes së rreptë mbulon pothuajse 39 përqind të sipërfaqes, e cila përfshin katër rrethe më të mëdha, Kozjak, Dobrashija, Matka – Vrelo dhe Ploça.

Sipas rregullores së Kuvendit, seanca e Kuvendit për leximin e parë të propozim-ligjit mbahet në afat prej dhjetë ditë pune nga dita e miratimit të vendimit për thirrjen e seancës, por mund të zgjatë deri në 20 ditë pune nga dita e shpërndarjes së propozim-ligjit te deputetët. Nga ana tjetër, data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare është caktuar për më 8 maj.

Mungesa e mbrojtjes së Matkës është vërejtur edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2023 për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seksionin për mbrojtjen e natyrës, ku theksohet se procesi për shpalljen e Studençisko Blato, Kanion Matka, Liqenin e Ohrit dhe Belçisko Blato si zona të mbrojtura ende nuk janë përfunduar.

Matka u shpall monument i natyrës në vitin 1973, por Ligji për Mbrojtjen e Natyrës i vitit 2004 parashikonte që të gjitha zonat e mbrojtura të krijuara në bazë të ligjeve të vjetra të rishpalleshin. Procedura për zonën ka filluar në vitin 2010 dhe në vitin 2014 është hartuar Projektligji, por për shumë vite procesi ka hasur në pengesa.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Kosova arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar...

George Clooney u dha 14 Miqve të tij nga 1 Milion Dollare

Në vitin 2013, George Clooney ftoi 14 miqtë e tij më të ngushtë në një darkë dhe i surprizoi secilin me nga një valixhe...

Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Moska bën paralajmërimin e fortë që lidhet me Kosovën – Detajet

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe të koduar në drejtim të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai...

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bojanë. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu