Ish ministri i ash-së: “Në fillim do të ”gënjejmë”, Ash që të jetë fitues, duhet të shkojë e vetme. Në fund në BDI”

Taktizime të reja dhe mungesë konsistence në takimin e grupeve të punës në VLEN për të ardhmen e bashkëpunimit. Për herë të tretë, Taravari ndryshon njerëzit e grupit të punës, fillimisht Halil Snopçe, Arben Fetai dhe Blerand Ramadani, në takimin e dytë Gadaf Uzairi dhe Blerand Ramadani, ndërsa në takimin e mbrëmshëm nënkryetari Gëzim Kadriu. Palët, pavarësisht se ishin marrë vesh për numrin e komunave, mbrëmë sollën ide tjetër për Sarajin, si mollë sherri për të cilët palët janë ngritur pa qëndrim. Mesazhi i fundit është ai i uljes së kryesisë qendrore të Taravarit, nga i cili liderët e tjerë të VLEN presin Po-në ose Jo-në. Sipas informacioneve që mëson ALSAT, grupit të Taravarit i është ndarë komuna e Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës, Likovës, dhe pranuar së fundi edhe Dollnenin. Saraji nuk ka qenë opsion për anëtarët e tjerë të VLEN. Megjithatë, në prag të takimit të nesërm të kryesisë së Taravarit dhe përgjigjes së tij për bashkëpunimin e mundshëm të ardhshëm ose jo, sot Taravari shkualifikoi BDI-në, por nuk e përjashtoi sërish daljen si i vetëm.
“Kemi dy opsione, një opsion është që së bashku me VLEN-in të dalim në zgjedhje lokale, ose opsioni i dytë, është që ASH-ja të dalë e vetme në zgjedhje. Mendojmë se edhe vetë të dalim, në disa komuna, me ndihmën e disa partive, të partnerëve të koalicionit, mund të bëjmë një rezultat të mirë, dhe të shkojmë në raund të dytë por edhe të fitojmë. Por, ja që unë dua të dëgjoj Kryesinë Qendrore, kryetarët e degëve, dhe në bazë të asaj, të vendosim përfundimisht se si do të shkojmë në zgjedhjet lokale”, deklaroi Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.

Kohë më parë, përplasjet brenda VLEN erdhën pasi Taravari njoftoi në takimet e tij se kishte zhvilluar bisedime 40-minutëshe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti prej nga kishte marrë ofertë bashkëpunimi nga partia opozitare. Pas kësaj, ai e reduktoi pazarin, duke e hequr nga fjalori i tij bashkëpunimin me BDI-në, por gjithsesi tonet e tij nuk korrespondonin me ato të kreut të Lëvizjes Besa. Sikurse ka njoftuar edhe më herët ALSAT, palët e akuzojnë njëra-tjetrën për tejkalim të misionit për të cilin ishin bërë bashkë prej 1 viti tashmë, atë të dërgimit të BDI-së në opozitë. Deri të martën, vlen qëndrimi i ish ministrit për dixhitalizim Azir Aliu…

“… ne do të shpërndajmë një lajm fake, i cili do të thotë, Aleanca për Shqiptarët që të jetë fitues, duhet të shkojë e vetme. Në fund, folderin do ta bëjmë rename dhe do të thirret BDI”. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu