Njeriu i dytë i shtetit, kryeparlamentari Dimal Basha, ka qenë i ftuar në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Por, me të arritur në sallën ku po mbahej ceremonia, vërehet një moment i sikletshëm për kryeparlamentarin tonë, z.Dimal Basha, pasi që ai nuk arrin të gjejë karrigen që ishte rezervuar për të.
Nga transmetimi live i ngjarjes në disa mediume, vërehet se si kryeparlamentari Basha, për disa minuta qëndron në këmbë për të pritur se ku të ulet, ndërkohë që Presidentja Vjosa Osmani vetëm e vështron.
Madje në një moment, shihen disa pjesëtarë të KFOR-it me letra në dorë dhe pas komunikimit me Bashën, ky i fundit ‘akomodohet’ në një pjesë më lart.