Në 6 prill, ASH-Taravari largohet nga VLEN-i, por jo edhe nga Qeveria

Iftari mes liderëve të VLEN-it dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa asnjë fotografi të publikuar, një detaj që ka ngritur dyshime për një atmosferë të tensionuar gjatë takimit. As Kurti dhe as drejtuesit e VLEN-it nuk ndanë asnjë imazh nga ky takim, duke lënë të kuptohet se brenda koalicionit nuk munguan përplasjet.

Sipas burimeve të TetovaSot, një debat i ashpër ka shpërthyer mes kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, dhe atij të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Ky përplasje ka qenë aq e fortë, saqë as vetë Kurti nuk ka mundur të ndërhyjë për t’i qetësuar. Taravari ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si Kasami dhe BESA kanë vepruar në Tetovë, duke e anashkaluar ASH-në, gjë që ka ngritur dyshime për besueshmërinë e partneritetit të tyre edhe në nivel kombëtar. Kasami, nga ana tjetër, ka mohuar akuzat dhe ka kundërshtuar qëndrimet e Taravarit.

Gjithashtu, mësohet se gjatë këtij iftari, kryeministri Kurti është përpjekur t’i bindë liderët e VLEN-it që ta transformojnë koalicionin në një parti politike, me Arben Taravarin si kryetar. Megjithatë, ndryshe nga hera e parë, kësaj radhe Kurti nuk ka insistuar fort, kryesisht për shkak të sfidave të tij politike në Kosovë. Ai ka treguar një qëndrim më të rezervuar, ndoshta edhe për shkak të afrimit të tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një faktor që duket se ka ndikuar në uljen e presionit ndaj VLEN-it për t’u unifikuar.

Pas këtij takimi, Bilall Kasami ka qëndruar i heshtur, ndërsa Taravari e ka përshkruar takimin si “konstruktiv”, duke theksuar se është diskutuar për vazhdimin e VLEN-it si një bllok i bashkuar edhe në zgjedhjet lokale. Ndërkohë, Izet Mexhiti ka mbajtur një qasje më të kujdesshme, duke synuar të ruajë unitetin e koalicionit, me argumentin se ndarja do të dëmtonte të gjitha partitë pjesëmarrëse.

Megjithatë, burime të TetovaSot konfirmojnë se VLEN-i nuk do të shndërrohet në një parti të vetme, dhe pengesa kryesore për këtë ka qenë Lëvizja BESA dhe Bilall Kasami. Koalicioni do të vazhdojë deri afër zgjedhjeve lokale, pas së cilave pritet që ASH-ja e Taravarit të dalë nga VLEN-i dhe të garojë fillimisht e vetme, për të krijuar më pas një koalicion të mundshëm me BDI-në.

Sipas analizave të ekspertëve të sondazheve, një bashkim mes ASH-së së Taravarit dhe BDI-së në zgjedhjet lokale do të çonte në një fitore të thellë në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Taravari, si përfituesi më i madh i një skenari të tillë, mund të kalojë nga drejtimi i një komune në sigurimin e pesë komunave të tjera.

Në këtë kontekst, Kuvendi i ASH-së, i cili do të mbahet më 6 Prill, do të jetë vendimtar për të ardhmen e partisë. Sipas burimeve, aty do të përcaktohet nëse ASH-ja do të largohet nga VLEN-i, nga qeveria, apo do të shpallë strategjinë e saj të mëtejshme. Pavarësisht zhvillimeve, duket qartë se një koalicion i unifikuar i VLEN-it nuk do të ndodhë, për shkak të mosbesimit mes Taravarit, Kasamit dhe Zeqirja Ibrahimit, të cilët kanë interesa të ndryshme mbi të ardhmen e kësaj aleance.

TetovaSot

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu