Ndjekje me armë si në filma në autostradën Tiranë-Durrës: Plagoset një grabitës, tjetri kapet nga Policia

Autorët qëlluan mbi efektivët gjatë ndjekjes – Policia u kundërpërgjigj me zjarr
Një ndjekje e armatosur ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, pranë vendit të njohur si “Çifligu” në Sukth.

Policia konstatoi një automjet të vjedhur, që ishte përdorur një natë më parë në grabitjen me dhunë të një karburanti në Sukth.

Gjatë ndjekjes me shpejtësi drejt Tiranës, automjeti doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë.

Nga mjeti u hap zjarr në drejtim të Policisë, e cila u kundërpërgjigj në kushtet e vetëmbrojtjes.

Si pasojë, u plagos një nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Personi tjetër, L. Ç., 27 vjeç, gjithashtu nga Bilalasi, u kap në flagrancë pas rezistencës me armë ndaj efektivëve.

Në vendngjarje u sekuestrua një armë automatike me dy krehra. Në operacion morën pjesë edhe forcat mbështetëse të Policisë së Tiranës.

Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të dy të ndaluarve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu