Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Ismet Durmishi

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi.

Për vdekjen e tij ka shkruar nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se Durmishi ishte njeri me shpirt të madh dhe zemër të pastër, i lidhur përjetësisht me idealin e lirisë dhe respektin për bashkëluftëtarët, duke shërbyer me përkushtim të palëkundur ndaj vendit gjatë dhe pas luftës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Ismet Durmishi nga Rakinica, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtar i palodhshëm në promovimin e vlerave të saj”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

“Ismeti ishte njeri me shpirt të madh dhe zemër të pastër, i lidhur përjetësisht me idealin e lirisë dhe respektin për bashkëluftëtarët, duke shërbyer me përkushtim të palëkundur ndaj vendit gjatë dhe pas luftës. Kontributi i tij si luftëtar lirie e pastaj në ruajtjen e vlerave të UÇK-së do të mbetet i paharruar. Ngushëllime të sinqerta familjes Durmishi, bashkëluftëtarëve, miqve dhe dashamirëve!”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arben Fetai dhe Fatmir Limani do të krijojn dy parti të reja?

Liderët e koalicionit VLEN janë duke shqyrtuar propozimin e Zeqirija Ibrahimit për unifikimin e VLEN-it dhe mënyrën e bashkëpunimit. Kështu deklarojnë zyrtarisht nga koalicioni,...

Nevzat Bejta a do rikandidohet për komunën e Gostivarit, ja çfarë thotë?

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN në zgjedhjet e jashtëzakonshme...

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu