Ndërron jetë i burgosuri që u rrah në Idrizovë, Prokuroria fillon hetimet

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. I dyshuari, i dënuar me burg në Burgun e Idrizovës, më 31 maj ka lënduar rëndë një të dënuar tjetër. Ai e ka sulmuar fizikisht në burg me grushte dhe shkelma dhe viktima ka ndërruar jetë më 22 qershor nga plagët e rënda që ka marrë.

“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari do ta pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe ekziston rreziku që ta përsërisë veprën penale, prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit”, thonë nga Prokuroria.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu