Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se planifikon të flasë me Elon Musk për dërgimin e Starlink në Iran, ndërsa vendi po përballet me një ndërprerje masive të internetit mes protestave kundër regjimit, përcjell TV21.
“Do të bisedojmë për atë. Do të shohim nëse do të mund ta lëshojmë internetin. Nëse është e mundur. Ndoshta do të flasim me Elonin. Sepse siç e dini, është shumë i mirë në atë gjë. Ka një kompani shumë të mirë. Ndoshta do të flas me Elon Musk. Në fakt do t’i telefonoj sapo të mbaroj me ju”, tha Trump.
