Ndërprerja e rrymës në disa komuna, KEDS tregon arsyen – ka një lajm të mirë për konsumatorët në rajonin e Ferizajt

0

KEDS ka njoftuar se në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona për shkak të konsumit të lartë që ka shkaktuar shkaku i mbingarkesa në rrjetin e shpërndarjes dhe transmisionit, duke shtuar se ndërprerja po bëhet me kërkesë të tyre për të tejkaluar mbingarkesat. Rajonet e prekura janë Ferizaji, Gjilani, Gjakova dhe Prizreni, shkruan Reporteri.net.

Sa i përket rajonit të Ferizajt, banorët e së cilës komunë që më shumë se një javë janë ankuar për ndërprerje të energjisë, KEDS ka bërë me dije se brenda pak ditësh do të bëhet energjizimi i Nënstacionit “Kastrioti” në Ferizaj, me çka konsumatorët tanë në rajonin e Ferizajt do të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Sa i përket Vushtrrisë, nuk është raportuar ndonjë ankesë për mungesë të energjisë elektrike, dhe aktualisht konsumatorët tanë aty kanë furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
KEDS u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, “në mënyrë që të mos rrezikohen asetet elektroenergjetike nga mbingarkesa të tilla”.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të konsumit të lartë, i cili është rritur dukshëm me uljen e temperaturave në vendin tonë, janë shkaktuar mbingarkesa në asetet e rrjetit të shpërndarjes dhe të transmisionit. Mbingarkesa të tilla në nivelin e transmisionit-KOSTT-it, janë shfaqur dhe vazhdojnë të shfaqen në rajonin e Ferizajt, Gjilanit, Gjakovës dhe Prizrenit. Për të garantuar stabilitetin e sistemit dhe për të shmangur dëme të mundshme në pajisjet kritike, në vazhdimësi janë ndërmarrë dhe po merren masa për optimizimin e ngarkesës.

Rrjedhimisht, bëhet fjalë për ndërprerje të energjisë elektrike për zona të afektuara me qëllim të tejkalimit të mbingarkesave, të cilat po bëhen me kërkesë të KOSTT-it në periudha të caktuara kohore.

Ju njoftojmë se brenda pak ditësh do të bëhet energjizimi i Nënstacionit “Kastrioti” në Ferizaj, me çka konsumatorët tanë në rajonin e Ferizajt do të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Sa i përket Vushtrrisë, nuk është raportuar ndonjë ankesë për mungesë të energjisë elektrike, dhe aktualisht konsumatorët tanë aty kanë furnizim me energji elektrike.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, në mënyrë që të mos rrezikohen asetet elektroenergjetike nga mbingarkesa të tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu