Ndalohen nëntë persona në Kërçovë, kapen duke prerë dru

SPB Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër nëntë personave, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për veprën penale “vjedhje”, ndërsa ndaj dy prej këtyre personave është paraqitur kallëzim penal edhe nga neni 382 “pengim i zyrtarit në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Të nëntë personat janë privuar nga liria dhe me kallëzim penal i janë dorëzuar Prokurorinë e Kërçovës për procedurë të mëtutjeshme.

D”je (09.08.2024), në një aksion të koordinuar të Departamentit të Policisë Kriminale, SPB Ohër dhe Departamentit të Operacioneve Speciale Policore – Njësiti i Shpërndarjes së Shpejtë, në territorin e Komunës së Kërçovës në vendin e quajtur “Kuturov dol”, janë gjetur personat duke prerë dru në zonën pyjore, pavarësisht ndalimit aktiv të lëvizjes në pyll. Personat ishin pa leje dhe dokumentacion përkatës për prerje, dorëzim dhe transport të druve të zjarrit. Personave iu morën celularë dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e krimit, si dhe një automjet mallrash “MAN” dhe një xhip “Opel Frontera”, të dyja me targa të regjistrimit të Kërçovës”.

“Po ashtu, në lokalitetin e quajtur “Mala Reka”, tre persona janë privuar nga liria dhe janë marrë dy traktorë me rimorkio dhe një automjet “Citroen Jumper”, si dhe një sharrë elektrike me motor dhe disa bombola gazi”, thonë nga MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu