Ndalimet e ish-ushtarëve të UÇK-së në Serbi vazhdojnë: OVL-UÇK apelon të shmangen pikëkalimet kufitare

Pikëkalimet kufitare me Serbinë po mbeten burim i vazhdueshëm rreziku për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për ish-policët dhe policët e Kosovës. Shumë prej tyre, të cilët tentojnë të kalojnë kufirin, po ndalohen nga autoritetet serbe dhe po përballen me akuza për pretendime të supozuara për krime lufte. Rasti më i fundit u shënua të martën, kur u arrestua ish-pjesëtari i UÇK-së, Avni Qenaj. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësim të thellë për situatën dhe u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë, duke theksuar se numri i rasteve të ndalimeve këtë vit është rritur. “Me dhjetëra raste kemi. Vetëm gjatë viteve të fundit kemi pasur arrestime të bashkëluftëtarëve tanë nga Peja që nuk ekzistojnë as në databazat tona; kemi pasur raste në Rahovec, madje edhe dy vëllezër të ndaluar para pak kohësh. Njëri u lirua menjëherë, tjetri u mbajt një javë. Vetëm këtë vit i kemi rreth dhjetë raste të ndalimeve dhe maltretimeve nga ana e Serbisë”, tha Gazmend Syla. Rritja e këtyre rasteve po thellon shqetësimet mbi sigurinë e qytetarëve kosovarë gjatë kalimeve kufitare, ndërsa organizatat e veteranëve kërkojnë masa urgjente dhe koordinim institucional për t’i mbrojtur ata nga ndalimet arbitrare të Serbisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Vjosa Osmanin deri natën e fundit, nuk e kam shti në listë në zgjedhjet e 2017”, Mustafa: U bë me insistimin e Avdullah Hotit

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se në vitin 2017 ai nuk ka qenë pro që Vjosa...

Ageler: Jam e bindur se po punohet për çështjen e ndryshimeve kushtetuese

Ambasadorja amerikane, Angela Ageler, në një intervistë për TV21, tha se është e bindur se po punohet aktivisht për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, të...

Hasani akuzon presidenten Osmani për shkelje kushtetuese: Propozimi për seancën e buxhetit, “skandali më i madh”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës në...

Presidenti turk dhe Papa Leo do të mbajnë konferencë për shtyp në Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Papa Leo do të mbajnë një konferencë për shtyp sot në Sallën Cihannuma në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale të...

Haliti: Është absurde të tentohet vendosja e PDK-së në të njëjtin rresht me Listën Serbe e me LVV-në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ashpër ndaj çdo tentativë për të vendosur PDK-në dhe trashëgiminë e saj në të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu