Ndahet nga jeta Qani Dehari, aktivisti nga Sllupçani që një jetë ia kushtoi kombit

Shkruan: Avni Dehari

KA NDËRRUAR JETË QANI DEHARI
(1941 ‒ 2024)

Qani Dehari ka lindur në vitin 1941 në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Deri në moshën 30-vjeçare ka jetuar si një bir i denjë i familjes Dehari dhe si bir i sjellshëm e i dashur i familjes më të gjerë me emrin Sllupçan dhe Kumanovë.

Në vitin 1971 Qaniu ka zënë punë në Oslo të Norvegjisë ku e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës. Pa i harruar për asnjë moment dy familjet e para, në të cilat ishte edukuar e ishte rritur, atje i bashkohet familjes së tretë, më të madhe me emrin mërgatë, që për anëtarë kishte shqiptarët e të gjitha trojeve tona. Duke punuar natë e ditë për çështjen kombëtare Qaniu ia doli me sukses ta hapë edhe derën e familjes së katërt, kulm i këtyre familjeve, me emrin e madh e të shenjtë ‒ SHQIPTARI.

Qaniu, që qysh herët kishte shfaqur interesim për veprimtari atdhetare, edhe në mërgim ka marrë pjesë në shumë aktivitete bartës të të cilave ishin mërgimtarët tanë. Në nëntor të vitit 1987 është anëtarësuar në LPK dhe ka marrë përsipër punën e përgjegjësit për ndihmë logjistike.

Nga viti 1997 ka qenë pjesë e strukturave të Bashkësisë Shqiptare në Norvegji dhe koordinator i ndihmave për Fondin “Vendlindja Thërret”.

Për një kohë ka qenë edhe koordinator i lidhjeve mes LPK-së dhe LDK-së, si dhe përgjegjës i logjistikës për pritjen dhe për organizimin e të gjitha aktiviteteve të delegacioneve, që vinin nga Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare në Norvegji.

Si një njeri, që për busull gjithnjë ka interesin kombëtar, Qaniu si anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës që në vitet 90-të i kishte hapur dyert e banesës së tij në Oslo për të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare, partiake e rajonale. Që nga viti 1993 e deri në çlirimin e Kosovës banesën e tij Qaniu e kishte vënë në dispozicion të Adem Demaçit, në të cilën simboli i rezistencës sonë mbante takime të rëndësishme dhe zhvillonte aktivitete të shumta. Për këtë arsye shumë aktivistë të LPK-së kur donin ta vizitonin nuk thoshin po shkojmë te banesa e Qaniut, por “po shkojmë te rezidenca e Bacës Adem”, ndërsa vetë Baca Adem thoshte: “Banesa e Qani Deharit në Oslo është shtëpi e UÇK-së për të gjithë shqiptarët në shtetet skandinave”.
M 7 maj të vitit 2001, vetëm pesë ditë pasi Ushtria Çlirimtare Kombëtare kishte shpallur Zonën e Lirë në Sllupçan, Qaniu edhe pse në moshë dhe me shëndet jo të mirë, niset për në fshatin e tij të lindjes për t’u bërë krah i luftëtarëve, që kishin rrokur armët për liri.

Njeriu nuk ka mundësi ta caktojë se sa do të jetojë, por ka mundësi të zgjedhë mënyrën si të jetojë. Qaniu në këtë rrafsh ka bërë zgjedhjen më të mirë, për të cilën duhet t’ia kemi lakmi. Me këtë zgjedhje ai është bërë model, që duhet ta ndjekim se si duhet të punojmë për komb e për atdhe.
Njerëzit, që i përmbushin detyrimet kombëtare mbeten përgjithmonë të gjallë. Edhe Qani Dehari, që punoi dhe mori frymë shqiptarisht deri më 17 shkurt 2024 ‒ deri në ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka fituar të drejtën të mbetet përgjithmonë në mesin e atyre që nuk vdesin kurrë!

Lavdi jetës dhe veprës së Qaniut!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Qaniun!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu