Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi i tij si këshilltar i pavarur nuk përbën as distancim dhe as devijim nga politikat e Aleancës për Shqiptarët.

Në reagimin e tij, Bajrami thekson se ndjeu obligim politik të sqarojë qëndrimin e tij pasi çështja u hap publikisht, duke nënvizuar se aktualisht vepron si këshilltar i pavarur në Këshillin e Qytetit të Shkupit, në përputhje të plotë me politikat dhe vendimet politike të Aleanca për Shqiptarët.

Ai kujton se edhe deputetë të ASH-së në Kuvend tashmë veprojnë si të pavarur, duke mbrojtur, sipas tij, vijën autentike politike dhe programore të partisë. Sipas Bajramit, veprimi i tij nuk është individual apo i izoluar, por pjesë e një qëndrimi të qartë dhe të vazhdueshëm politik.

“Pavarësia formale nuk nënkupton distancim nga parimet, por është mjet për t’i mbrojtur ato pa kompromise dhe pa deformime politike”, thekson Bajrami, duke shtuar se vendimi i tij lidhet drejtpërdrejt me respektimin e vendimeve partiake dhe interesit real që përfaqëson ASH.

Në fund, ai garanton se në Këshillin e Qytetit do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe integritet, në shërbim të interesit publik dhe në mbrojtje të vlerave politike për të cilat ka marrë besimin e qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

Ziadin Sela braktis AKI-në edhe në Qytetin e Shkupit, këshilltari Naim Bajrami do të veproj i pavarur

Këshilltari Naim Bajrami, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin Sela ka vendosur të braktis koalicionin...

Lëvizja e Deçanit çka dëshiron?

(Nga:Muhamet Borova) Feja është një formë e veçantë e përceptimit të jetës,është pjesë e kulturës dhe forma më e vjetër e ...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu