Musliu: Edhe 100 vite pas, qeverisja e VV-së nuk mund të barazohet asnjëherë me të arriturat e PDK-së

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për komunikimet e kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me terroristin Milan Radoiçiq tha se në vend se në Kuvend të diskutohet për hallet e qytetarëve, duhet të diskutohet për Radoiçiqin.

“VV e ka pru vendin dhe Kuvendin, në vend që të flasim për hallet e qytetarëve ne duhet të flasim për Rdoiçiqin në Kuvend dhe të merremi me të. Bashkimi kombëtar, dialogu zhvillimi ekonomik, arsimi, nepotizmi, klientelizmi janë vetëm disa nga temat që kjo qeveri i ka degjeneruar në tërësi. Ka bërë vetëm filma të dobët propagandistik.

Ky mandat i qeverisë po përfundon ashtu siç ka nisur – keq. Llaskuc politik dhe pa asnjë kriter njerëz e kombëtar. Edhe 100 vite pas nëse qeverisë LVV jo vetëm të afrohet por nuk mund të barazohet asnjëherë me të arriturat e PDK-së. Dhe ky fakt e lë pa gjumë Kurtin. Ky pushtet vjedh, rrenë, shkatërron, izolon, pranon autonomi për serbët dhe dalin thonë luftë hibride. 90 përqind e tyre as nuk e dinë çka është lufta hibride”, tha Musliu.
.
Në seancë nuk po merr pjesë Lëvizja Vetëvendosje. /Reporteri.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu