Murtezani nënshkruan kontratë me kompaninë që dikur e akuzonte për lidhje me BDI-në – “ARBËRIA DESIGN” rikthehet në skenë

Shkup, 3 korrik – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me kompaninë ARBËRIA-DESIGN DOOEL nga Tetova – firmë që dikur ishte në qendër të akuzave publike për lidhje të ngushta me BDI-në dhe përfitime të dyshimta nga tenderët shtetërorë, informon PressOnline.al

Kontrata është nënshkruar më 23 prill 2025, dhe kap vlerën e 500,000 denarëve me TVSH. Ajo parasheh furnizimin me materiale të shtypura dhe promovuese për nevojat e ministrisë që drejtohet nga Murtezani, si broshura, libra me logo, stilolapsa, USB, çanta, flamuj dhe stenda reklamimi.

Kjo kompani ishte kritikuar ashpër më parë nga vetë Alternativa dhe koalicioni aktual VLEN, për dominim në tenderët e institucioneve të drejtuara nga BDI-ja dhe për favore të dyshimta politike. Madje edhe vetë Murtezani, në kohën kur ishte në opozitë, kishte dalë publikisht kundër bashkëpunimit institucional me Arberia Design.

A po bëhet edhe Murtezani pjesë e “lojës” që dikur e luftonte?

Apo po dëshmohet se në Maqedoninë e Veriut, pushtetet ndërrohen por marrëdhëniet me bizneset e afërta mbeten të njëjtat?

Ky zhvillim ndodh në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut. Shteti ende nuk ka përmbushur ndryshimet kushtetuese, ndërsa mungesa e reformave kërcënon rrugën drejt integrimit evropian. Sipas Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, nëse vendi nuk përmbush obligimet deri në vitin 2027, fondet e premtuara në miliarda euro mund të humbasin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu