Murati: Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë mundëson bashkimin me Shqipërinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ripërcaktimi i kufijve me Serbinë është zgjidhja më e mirë që do ta mundësonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Murati ka deklaruar se Kosova duhet ta zgjidhë problemin me Serbinë, në mënyrë që të mundësohet bashkimi, megjithatë jo çdo zgjidhje do ta mundësonte një lëvizje të tillë.

“Kosova duhet ta zgjidhë njëherë problemin me Serbinë për t’u mundësuar bashkimi. Jo secila zgjidhje me Serbinë e mundëson, p.sh., Asociacioni do ta vështirësonte, një zgjidhje me ripërcaktim të kufijve e mundëson. Mendoj se Asociacioni në implementim e sipër do të dështojë sepse është vështirë, edhe serbët nuk janë shumë entuziastë në këtë çështje, duhet parë se çfarë po ndodh në planin politik, në Bashkimin Evropian, me administratën e re. Në të gjitha variantet mendoj se fundi do të jetë ripërcaktimi i kufijve sepse nuk shoh zgjidhje më të mirë”, ka thënë ai.

Murati ka shtuar se ideja për bashkim kombëtar nuk është harruar asnjëherë. Sipas tij, mbase nuk flitet shpesh, por punohet në atë drejtim.

Ai tutje e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqpërdorim të kësaj ideje, duke thënë se e ka monopolizuar.

“Ideja për bashkim kombëtar nuk harrohet asnjëherë. Shpeshherë nuk është folur, por është punuar për bashkim. Kryeministri aktual goxha shumë e ka keqpërdorur idenë e bashkimit kombëtar sa ka qenë në opozitë dhe jo vetëm që e ka keqpërdorur, por e ka monopolizuar. Fatkeqësia është që kryeministri aktual edhe në opozitë nuk ka pasur projekt, ka pasur parullë, asnjëherë nuk është sfiduar se si do ta bëjë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë që është më i mundshëm sesa bashkimi kombëtar në Ballkan, asnjëherë nuk është prezantuar si një koncept realist dhe mbetet deklarativ”, është shprehur ai.
Për marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, Murati ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim lidhur me përkrahjen e shteteve ndaj njëra-tjetrës.

“Është edhe fushatë, por edhe obligim i kryeministrave të marrin pjesë në këto ceremoni. Është e natyrshme që janë takuar. Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare nuk do të duhej të kushtëzoheshin nga simpatitë apo antipatitë që ne mund t’i kemi personale, kjo duhet të tejkalohet. Sido që të jenë marrëdhëniet, sot u dha një mesazh i përbashkimit, të tjerat kërkojnë më shumë punë e përgjegjësi për t’i çuar përpara proceset. Nuk shoh këtu ndonjë lëvizje të raporteve në themel, ka lëvizje të raporteve personale, por Shqipëria qëndron në përkrahje të Kosovës”, ka thënë ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Distancimi i Bilall Kasamit nga Haqim Ramadani, rrit pjesëmarrjen e votuesve në Bervenicë

Pas distancimit të Bilall Kasamit nga Haqim Ramadani dhe nga shqiptarët e Bervenicës, dalja e votuesve deri në orën 09:00 është 50% më e...

SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të udhëtojë drejt Uashingtonit

Presidenti sirian Ahmed Sharaa do të vizitojë Uashingtonin në muajin nëntor. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti sirian në kryeqytetin e...

Haqim Ramadani: Sot fjala iu takon banorëve të komunës së Bërvenicës

-Sot shfrytëzova të drejtën time qytetare duke votuar për të ardhmen e komunës sonë të dashur banorë të komunës tonë. Votimi është festa më e...

Ziadin Sela: Qytetarët sot me votën e tyre vendosin për të ardhmen (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në zgjedhjet lokale të së dielës. Pas votimit, Sela...

Kasami përballet me bojkot në Tetovë nga VMRO-ja, heshtje në VLEN?

Komuniteti maqedonas në Tetovë, përkatësisht anëtarësia e VMRO-DPMNE-së, mësohet jozyrtarisht se po bojkoton Bilall Kasamin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ky bojkot,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu