Muharremi flet për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së

Analisti Shenoll Muharremi në një shkrim të fundit flet për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së.

Muharremi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nga PDK kanë deklaruar se “po dëmtohen kur po përmendet koalicioni VV-PDK”.

“A e bënë koalicionin LVV-PDK Albin Kurti e Bedri Hamza në Paris? Disa miq nga PDK më thanë ‘po dëmtohemi kur po e përmend koalicionin LVV-PDK’. E një tjetër mik më tha ‘po i konvon LDK-së ky narrativ, a po e bënë këtë me ja ndihmu atyre?’. Një taksist, lexues i rregullit i imi dhe votuese i Kurtit, me tha ‘nuk don me lanë pa e shti dhe kthy PDK në qeveri”. Cila është e vërteta këtu?

Ka vetëm një të vërtetë, por gjithashtu edhe një fakt që ‘sulmohesh’ nga secila anë kur fjet diçka që është e pamvarur:) Kjo çka kam argumentuar me muaj tashmë nuk ka të bëjë aspak me dëmtu PDK, ka të bëjë me vazhde reformën. Nuk jam duke e ndihmuar LDK-në. Dhe nuk po mundohem me e ‘kthy’ PDK në qeveri. Nuk jam kundër LVV-së.” – ka shkruar ai.

Por sipas tij, koalicioni mes dy partive është në interes të Kosovës aktualisht.

“Koalicioni LVV-PDK është në interes të Kosovës aktualisht. Qeverisja e vetme nga Kurti me shokë e ka dëmtuar vet partinë e tij por edhe pozicioni i Kosovës tash nuk është më i mirë. Jeta është shumëëë më e shtrenjt, familjet nuk jetojnë më mirë. Në anën tjetër, LVV po qeverisë me legjitimitet të plotë, edhe pse 51% i fituan falë një frymë ndëshkuese saktësisht për PDK dhe LDK që kishin qeverisur gjatë. Por ajo kohë nuk ekziston më. Kemi pasur ndryshime gjeneracionale dhe kanë avancuar gjërat. Reformat duhet të vazhdojnë. Partitë opozitare duhet të fokusohen tek integriteti.” – ka shkruar Muharremi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Andrej Zhernovski: Ali Ahmeti dhe Mickovski kanë marrëveshje për zgjedhjet lokale!

“Mickoski prej kohësh po i lutet Ahmetit “të riedukuar” që të hyjë në Qeveri! Nuk vlejnë më ato fjalime krenare patriotike nga ditët e lavdishme...

Shqipëria dënon ashpër shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë

Polonia ndërkaq po shqyrton mundësinë e aktivizimit të Artikullit 4 të NATO-s, i cili do të sillte zyrtarisht një çështje urgjente në Këshillin e...

Simbolika e Ibrahimit: Mexhiti nuk fshihet pas askujt, sikur Profeti në Bedër

Zeqirja Ibrahimi- Zeka: Kur ne i thamë Izetit se secili duhet të kandidojë aty ku ka nevojë. Për ne, shumë mirë është posti që...

Tetova me “fytyra të reja”… të vjetra: Koalicioni rikthen në skenë politikanë të harxhuar

Koalicioni VLEN në Tetovë është në prag të dorëzimit të listës zgjedhore, një listë që pritet të përcaktojë ekuilibrat e ardhshëm politikë në qytetin...

Trump jep dritën jeshile, dhëndri i tij po zhvillon një plan për Gazën e pas luftës

Ministri i Jashtëm izraelit Ron Dermer (kryenegociatori dhe këshilltari kryesor i Netanyahut) u takua sot në Miami me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu