MPB me fushatë kundër mjeteve piroteknike: Siguria para të gjithave

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur fushatë parandaluese për informimin e qytetarëve për pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht aktuale para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

“Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq zhvillojmë një sërë aktivitetesh, shpërndahen fletëpalosje me përmbajtje edukative, organizojmë ushtrime demonstruese ku qytetarët mund të shohin se çfarë pasojash mund të ketë përdorimi i këtyre mjeteve”.

“Ministria e Brendshme merr edhe masa represive, me qëllim sanksionimin e përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, si dhe u kujton qytetarëve dispozitat ligjore që sanksionojnë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shitjen e paligjshme të tyre”, thonë nga MPB.

Ata rikujtojnë se neni 31 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike parashikon gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike pa autorizim.

“Sipas Kodit Penal, neni 396 parashikon prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin pa leje të armëve ose lëndëve plasëse, ku:
(1) Me burgim nga tre deri në dhjetë vjet, dënohet kushdo që pa autorizim prodhon, mban, shet, siguron ose tregton armë zjarri, municion ose lëndë shpërthyese;

(2) Nëse objekt i veprës penale nga paragrafi 1 është sasia e madhe e armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese, apo armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese që u ndalohen qytetarëve, kryesi do të dënohet me së paku pesë vjet burg”, tha zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Alpinistët gjejnë thesarin e Luftës së Dytë Botërore! Vetëm monedhat e arit kushtojnë rreth 360,000$

Një zbulim befasues ka ndodhur në Republikës Çeke, ku dy alpinistë, gjatë një shëtitjeje në pyjet e maleve Krkonose, kanë gjetur rastësisht një sasi...

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert: Veprimet e Izraelit në Gaza janë “shumë afër një krimi lufte”

r një krimi lufte” gjatë një interviste për BBC-në. Olmert, i cili ishte kryeministër nga viti 2006 deri në 2009, i tha BBC-së se qeveria...

Aziri për largimin e Taravarit: Nuk kemi marrë përgjigje konkrete për dorëheqjen, andaj mbetemi në Qeveri

Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët dhe këshilltar politik i ish-ministrit të Shëndetësisë, Sabri Aziri ka deklaruar se një pjesë e Alenacës...

Edhe 30 ditë paraburgim për Bekim Maksutin

I vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë Bekim Maksutit, ish-drejtor i Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, njëri nga të akuzuarit për zjarrin në diskotekën...

Serbia merr borxh 19 miliardë euro për blerjen e 12 avionëve Rafale nga Franca

Serbia ka rënë dakord për një kredi prej 1.92 miliardë eurosh me disa banka dhe institucione financiare franceze për të paguar 12 avionë luftarakë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu