Momenti kur Policia tërheq zvarrë dhe arreston Rron Gjinovcin

Policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore dhe aktivistë të tjerë të cilët janë duke protestuar që nga mëngjesi para Rektoratit për shkarkimin e profesorit Xhavat Krasniqi i cili dyshohet për ngacmime seksuale ndaj studenteve.

Aktivistet kishin bllokuar hyrjen e Rektoratit duke pamundësuar hyrjet dhe daljet nga ky objekt.
Rron Gjinovci nga ORCA ishte arrestuar nga Policia gjatë aksionit për shpërndarjen e aktivistëve. Më pas ai ka njoftuar se është liruar, duke thënë se është koha për t’i dëgjuar kërkesat e aktivisteve që po organizojnë protestën.

“Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre. Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjert me u solidarizu me to”, ka shkruar ai në Facebook.

VIDEO nga arrestimi:

Pas shpërndarjes së aktivistëve, anëtarët e Këshillit të Etikës kanë dalë nga objekti nën përcjelljen e Policisë.

Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës (UP), pas tri jave pas raportimit të rastit, ka nisur më 28 mars shqyrtimin për herë të parë të denoncimeve të paraqitura nga 27 studente për ngacmim seksual kundër profesorit të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi. Ani se rregullorja për masat dhe procedurat disiplinore ndaj stafit akademik parasheh që palët të intervistohen brenda pesë ditësh që pas denoncimit të një shkeljeje.

KOHA ka raportuar javë më parë se 27 studente e kanë denoncuar profesorin e Edukimit për sjellje joprofesionale në ambientet akademike. Në ankesën e tyre studentet kanë theksuar se profesori u është drejtuar me sjellje joprofesionale dhe me komente mbi pamjen e tyre fizike.

Protestohet sërish me kërkesën për përjashtimin e Xhevat Krasniqit

Me thirrjet “Ngacmimi seksual është krim”, “Shkarkoni anëtarët e Këshillit të Etikës”, “Mos e normalizoni ngacmimin seksual” dhe thirrje të tjera, Lëvizja Feministe Studentore ka protestuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Protesta u mbajt me kërkesën për largimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i dyshuar për ngacmim seksual të disa studenteve.

Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës (UP), pas tri jave pas raportimit të rastit, ka nisur më 28 mars shqyrtimin për herë të parë të denoncimeve të paraqitura nga 27 studente për ngacmim seksual kundër profesorit të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi. Ani se rregullorja për masat dhe procedurat disiplinore ndaj stafit akademik parasheh që palët të intervistohen brenda pesë ditësh që pas denoncimit të një shkeljeje.

KOHA ka raportuar javë më parë se 27 studente e kanë denoncuar profesorin e Edukimit për sjellje joprofesionale në ambientet akademike. Në ankesën e tyre studentet kanë theksuar se profesori u është drejtuar me sjellje joprofesionale dhe me komente mbi pamjen e tyre fizike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu