Momenti kur Dodik u mundua të ulej afër Netanyahut, organizatorët e dëbojnë nga konferenca në Jerusalem


Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik ka postuar foto dhe video me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në rrjetin social X, duke e paraqitur atë si rezultat të një takimi të rëndësishëm diplomatik.

Por pamjet nga konferenca në Jerusalem zbulojnë një situatë disi të ndryshme.
Në një video të publikuar nga vetë Dodik, kreu i Republikës Srpska, për të cilin është lëshuar një urdhër-arrest në Bosnje-Hercegovinë, shihet teksa i afrohet kryeministrit izraelit në momentin e mbërritjes së Netanyahut, duke i shtrënguar dorën dhe, në dukje pa u ftuar, ulur pranë tij.

Këto pamje janë bërë pak para se dikush nga organizata të vinte për ta marrë dhe ta largonte nga ai vend. Largimi i Dodik nga vendi i tij pranë Netanyahut shihet në fillim të videos së mëposhtme, e cila është transmetuar drejtpërdrejt në kanalin e kryeministrit izraelit në YouTube.
Kliko per te pare VIDEON

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Drejtoria e të Ardhurave Publike nën llupë: Dyshime për bashkëpunim të nëpunësve në evazion tatimor

Inspektorë tatimorë, zëvendësit e tyre, udhëheqës të sektorëve të ndryshëm në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) gjatë tre viteve të fundit kanë qenë...

Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi sot në Bruksel

Mediat serbe kanë raportuar se një delegacion nga Beogradi, i udhëhequr nga kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka mbërritur mbrëmë në Brukseli, ku sot pritet...

Flamujt rusë në Ujman ngrenë alarmin e sigurisë – festë fetare apo provokim i orkestruar?

Prania e flamujve dhe simboleve të Federatës Ruse gjatë një feste fetare ngre pikëpyetje serioze mbi mesazhin politik që bartin këto manifestime. A kemi...

Nga flirt në puthje: Ina dhe Keijsi ndezin shtëpinë e Big Brother Albania

Duket se edhe në “BBVA5” po krijohen çifte gradualisht. Mbrëmë ka ndodhur puthja e parë mes dyshes Ina dhe Keijsi. Ka kohë që mes tyre ka...

BDI: Maqedonia e Veriut bie 12 vende në Indeksin e Korrupsionit, alarm për sigurinë e shtetit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj rënies së Maqedonisë së Veriut në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke e cilësuar situatën si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu