MO në koshin e mbeturinave!

MO si një marrëveshje e njëanshme që poshtëron dinjitetin shqiptar me 20 % si sajesë për ndalimin e konfliktit të 2001, nuk i shërben shqiptarëve por pakicave të tjera që ëndërrojnë të bëhen 20% i popullsisë, ndaj kërma 20 vjeçare që kundërmon erë të keqe nuk meriton të respektohet si e tillë.

Shqiptarët meritojnë më shumë sipas përqindjes reale të popullsisë, por partitë politike si paterica të pushtetit na shitën kërmën e 20% si arritje e madhe pas konfliktit të 2001, për gjoja si reflektim i bllokut maqedon gjatë këtij konflikti!
Në vend të lirisë dhe barazisë me MO, subjektet politike shqiptare miratuan nënshtrimin dhe skllavërinë me pranga moderne të Europës plakë, që sanksionoi gjuhen shqipe si 20% me kërmën e Ohrit si zgjidhje optimale, përkundër objektivit dhe idealit të luftëtarëve të UÇK-së për liri dhe barazi të plotë me sllavo-maqedonët.

Dhe ja ku jemi sot, kur qeveria nacionaliste e kryekomitit Micko, po zhvlerëson çdo ditë e më shumë gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar me ato pak të drejta të fituara me kufomën e Ohrit, pozita dhe opozita shqiptare janë vënë në një garë të patriotizmit fals se kush nga ato është patriote dhe tjetra tradhtare.

Në fakt, të gjitha subjektet politike papërjashtim, integriste por edhe këta që sot quhen VREDI, kanë qënë ish-integristë apo ish-PDSH dhe ish PPD, që kanë miratuar pa asnjë peoblem MO, e cila sanksionoi turpshëm identitetin tonë si 20%, duke e quajtur marrëveshja që solli “lirinë dhe barazinë mes shqiptarëve dhe sllavo-maqedonëve”!

Sot shqiptarëve u duhet një marreveshje e re e cila duhet ngritur mbi barazinë e plotë mes dy popujve shumicë, në të kundërtën, pabarazia mes tyre nuk do të jap garanci për vazhdimin superioritetit të njërit bllok etnik kundër tjetrit.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu