Mjekët me apel: Të sëmurët kronikë të mos agjërojnë

Rreth 13 orë brenda ditës besimtarët muslimanë janë të privuar nga konsumimi i ushqimeve dhe lëngjeve.Kjo për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit.Megjithatë jo gjithë kush mund të qëndrojë për kaq orë i privuar nga vaktet e ushqimit dhe lëngjeve për shkak të problemeve shëndetësore. Mjekët thonë se kujdes në këtë drejtim duhet të bëjnë pacientët të cilët kanë sëmundje kronike dhe ata janë të liruar nga agjërimi.Por, nëse qytetari kahas kësaj që ka sëmundje kronike, megjithatë ndihet mirë ai edhe mund të agjërojë, thonë mjekët.

“Kjo, për shkak se në një farë mënyre do ta dëmtonin shëndetin e tyre duke menduar se bëjnë veprim të mirë se janë të obliguar të agjërojnë kurse në anën tjetër e dëmtojnë shëndetin e tyre dhe ata janë një kategori, sidomos ata që vuajnë nga diabeti, pacientët që kanë probleme kardio-vaskulare, pacientët që kanë probleme me sëmundjen e veshkëve, pasi që e dijmë se këta pacientë duhet që të konusmojnë brenda ditës ujë, që të punojnë veshkat e tyre. Nuk bëjnë pjesë të gjithë pacientët me këta sëmundje, sepse ka prej tyre që ndihen mirë ‘zikisht dhe ata mund të agjërojnë”, deklaroi mjeku Bekim Ismaili

Por, jo gjithmonë pacientët dëgjojnë rekomandimet e mjekëve. Ka prej tyre që vendosin të agjërojnë edhe pse kanë sëmundje kronike. Kjo pastaj e përkeqëson gjendjen shëndetësore të tyre. Rastet e këtilla janë të shpeshta, pohojnë mjekët, sepse është i madh numri i pacientëve që drejtohen për ndihmë mjekësore për shkak të komplikimeve të ndryshme. Prandaj mjekët, shprehen se duhet që ata pacieent që janë me këta sëmundje, më mirë do të jetë të kujdesen për veten e tyre dhe të mos rrezikojnë edhe jetën e tyre.

“Neve si mjek kemi raste të tilla shumë, sidomos të pacientëve të cilët e dijnë se kanë sëmundje kronike, ata sërish agjërojnë dhe normalisht kur vijë orët e mbrëmjes, vjen deri tek komplikimi i shëndetit të tyre, sidomos me tensionin e gjakut, vijnë me kokë dhimbje,me vjellje, pastaj pacientët që janë me diabet, tek ata paraqiten probleme, sepse kanë nevojë që të konsumojnë ujë vazhdimisht.Në këtë drejtim janë edhe pacientët të cilët kanë probleme me veshkët”, theksoi mjeku Ismaili.

Mjekët, në këtë drejtim apelojnë tek kjo kategori që pavarësisht dëshirës së tyre për të agjëruar, duhet që të mos mbajnë dhe në këtë formë duhet që të ruajnë shëndetin e tyre edhe ashtu të cënuar.Muaji i Ramazanit për besimtarët muslimanë ‘lloi më 11 mars dhe do të përfundojë me 9 prill. Mauji i agjërimit, do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve.TV KOHA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosovë/ Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca

Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca Një person ka vdekur dhe dy të tjerë...

Besarta Alija reagon ndaj deklaratave të Izet Mexhitit: “Sulmet tregojnë frikë nga një realitet i ri politik”

Sot, Besarta Alija ka reaguar ashpër ndaj disa deklaratave të fundit të deputetit Izet Mexhiti, të cilat i ka cilësuar si “të pabaza dhe...

Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli

Kryeministri i Katarit të hënën denoncoi “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera në Rripin e Gazës nga Izraeli, ku pesë punonjës të...

Aleanca: Deklaratat e Mickoskit, rrezik për stabilitetin – partnerët shqiptarë bashkëfajtorë me heshtje

Shkup – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si “skandaloze”...

Kryekomiti Micko i skërmit dhëmbët vasal Mexhitit!

Nga:Medai Shaholli Në një prononcim të tij lideri i vredistëve Mexhiti ka thënë se lufta e UÇK-së në Kosovë Maqedoni ka qënë luftë e pastër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu