Minjtë në shkollë, prindërit me protesta kërkojnë pastërti

Duam pastërti, duam pastërti…

Me këto brohoritma nxënësit e shkollës fillore “Panajot Ginovski” – Butel, shprehën revoltën për siç thonë mungesën e higjienës në këtë objekt arsimor dhe paraqitjen e minjve.

“Po kemi parë minj, ky rast është që një vit e gjysmë, në oborrin e vogël të shkollës prej në dritare i shohim shpesh, papastërtia është tmerr, shportën e klasës që e kemi për mbeturina, duhet me zbraz, nuk vijnë pastrueset ta marrin. Në tualete nuk ke ku bënë nevojën, era vie nëpër korridore, ka mij”

Prindërit e nxënësve thonë se nuk i lejojnë fëmijët të ndjekin mësimin tashmë katër ditë dhe kështu do të vazhdojnë deri sa nuk bëhet një pastrim gjeneral dhe i detajuar. Ankesat e prindërve janë të shumta e të ndryshme, thonë se inventari nëpër klasa dhe tualete është i dëmtuar, kundërmon erë e keqe që nga hyrja dhe më seriozja, paraqitja e minjve nëpër ambientin shkollor.

“Fëmijët tanë ne po i bartim nëpër spitale më shumë se sa që i sjellim në shkollë, kjo nuk është e drejtë. Pastaj iu bëjnë presion prindërve që fëmijët me patjetër të kthehen në shkolla, jo vetëm nga drejtoria e shkollës por edhe nga Komuna e Butelit. Kjo është fatale për neve, ju kisha lutur ti sjellin fëmijët e tyre edhe ata në shkollë, le të luajnë ata me plehrat dhe helmet e minjve”

“Ne kemi intervenuar edhe tek drejtoresha edhe në çdo anë, nga kemi mundur edhe në komunë, në Inspektorat të bëjnë dezinfektim. Dezinfektimi është bërë dje dhe është bërë me hemikale të cilat drejtoresha tha se është i dëmshëm për shëndetin e fëmijëve, mund të vijnë pas dy orëve në shkollë, mirëpo ne jemi shumë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve sepse ka fëmijë edhe në klasën tonë që kanë shkuar edhe nëpër spitale nga gjendja e papastërtisë në shkollë”.

Ekipi i TV21 përsëri nuk u lejua që të futet brenda në shkollë. Derën e hyrjes të punësuarit e mbajnë me çelës. Ndonëse zhvillohej protestë para institucionit që ajo e drejton, Blagorodna Sotirov, nuk doli të takojë prindërit dhe as nuk pranoi të deklarohet për situatën.

-Unë a guxoj të hyj?
-Duhet ta pyes drejtoreshën.
-A këtu është drejtoresha?
-Po këtu është.

Prindërit gjithashtu thonë se janë kërcënuar nga drejtoresha se të gjitha mungesat e nxënësve do të jenë pa arsye. Ndërkaq dje është bërë dezinfektimi dhe deratizimi i shkollës, por sipas prindërve, kjo nuk mjafton për të larguar minjtë. Prindërit treguan raportin e Inspektoratit sanitar shëndetësor, ku qëndron se në inspektimin që kanë bërë me datë 7 prill, ku është konstatuar se higjiena është në nivel të pakënaqshëm, në shumë klasa dyshemetë dhe muret janë të papastra, shportat e mbeturinave të stërmbushura. Edhe tualetet janë me dyer dhe lavamanë të thyer e mure të shkarravitur./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti Begaj “ultimatum” Iranit: Ndalo sulmet ndaj Izraelit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti sot në Tiranë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Një vëmendje të...

Turqia do të rrisë rezervat e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi “në nivelin parandalues” pas zhvillimeve të fundit

Presidenti turk Erdogan: Tani po planifikojmë prodhimin e raketave për të rritur rezervat tona me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi në një...

Gërvalla: Ka kaluar koha kur Serbia e sulmonte Kosovën dhe e gjente popullin e pambrojtur

“Ka kaluar koha kur mund të sulmojë Kosovën, t’i gjejë qytetarët të pambrojtur.” Këtë deklaratë e dha mbrëmë deputetja e GUXO-s – ish-ministre e Jashtme...

Ushtria e Maqedonisë së Veriut mori gjashtë obusë të rinj turq të tipit BORAN

Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka marrë gjashtë obusët e parë të rinj të lehtë të tipit BORAN, të zhvilluar me burime vendase dhe...

Kreu i forcave të armatosura të Iranit u eliminua pak javë pasi Izraeli ekzekutoi paraardhësin e tij! Kush ishte Ali Shadmani që “miratonte planet...

Ushtria izraelite (IDF) eliminoi mbrëmjen e kaluar komandantin e selisë ushtarake Khatam al-Anbiya, Ali Shadmani, i cili zëvendësoi Gjeneral Lejtnant Gholamali Rashid javën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu