Ministrja Haxhiu publikon disa lista: Radojiçiqit iu konfiskuan 30 vetura

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka publikuar disa lista, për të cilat thotë se janë pasuritë e Milan Radojiçiqit, të konfiskuara nga Policia e Kosovës. Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se këto janë lista të pasurive të shumta të konfiskuara dhe të sekuestruara.

“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit.” – ka thënë ajo.
Tutje, Haxhiu shtë shprehur:

“Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen”. Ndryshe, në një aksion gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka konfiskuar një banesë dhe një restorant të Milan Radojiçiq në veri. Rreth kësaj, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka dhënë detaje, ku ka thënë se vendimi për marrë nga Gjykata dhe se aksioni është zhvilluar në tri lokacione.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu