Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete financiare për realizimin e programit për mbrojtjen e konsumatorëve

Shkup, 6 shtator – Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, shpalli sot thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve për vitin 2024. Mjetet financiare nga ky Program janë të dedikuara për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është më së voni deri më 20 shtator.

“Përmes kësaj mbështetje financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete financiare për realizimin e programit (projektit) për mbrojtjen e konsumatorëve në vlerë prej 300.000,00 denarë deri në 500.000,00 denarë në përputhje me propozim programet (projektet) e dorëzuara për mbrojtjen e konsumatorëve deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara për këtë thirrje, të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorëve për sigurimin e informacioneve dhe ndihmës për konsumatorët”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve dhe për të forcuar mbrojtjen dhe të drejtat e tyre.

“Inkurajojmë të gjitha shoqatat e konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për mbështetje financiare që do t’u mundësojë atyre të realizojnë projekte të rëndësishme për të mirën e konsumatorëve. Kjo thirrje është dëshmi e përkushtimit tonë për transparencë, drejtësi dhe gjithëpërfshirje në krijimin e politikave që përmirësojnë kushtet e jetesës së të gjithë qytetarëve”, thonë nga Ministria.

Më shumë informacione për kushtet e aplikimit, shumën e mjeteve financiare dhe afatin për dorëzimin e kërkesave mund të gjenden në ueb-faqen www.economy.gov.mk. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është ora 16:00 më 20 shtator 2024.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu