Ministri Lloga realizoi takim me kryetarin e EURODREJTËSI-së, Ladislav Hamran në Hagë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga realizoi takim me kryetarin e EURODREJTËSI-së, Ladislav Hamran në Hagë, Holandë.

Në takim, siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, u diskutua për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe angazhimit aktiv të vendeve kandidate përmes prokurorit për lidhje si demonstrim i përkushtimit dhe progresit në procesin e integrimit evropian, por edhe si mundësi që të jenë pjesë e proceseve që kryesisht janë rezervuara në vendet anëtare të BE-së.

Ministri Lloga shprehu edhe një herë falënderimin e tij për mbështetjen e EURODREJTËSI-së, si rezultat në të cilin bashkëpunimi në aksion të përbashkët të suksesshëm në periudhën e kaluar u shkatërrua grupi kriminel ndërkombëtar.

“Në këtë drejtim, ministri shprehu bindjen se bashkëpunimi i deritanishëm do të intensifikohet edhe më tepër dhe me emërimin e Prokurorit publik për lidhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut me angazhimin e drejtpërdrejtë të tij padyshim se do të rrisë efikasitetin e bashkëpunimit me EURODREJTËSI dhe ballafaqimin me krimin në nivel ndërkombëtar”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në takim, ministri dhe kryetari i EURODREJTËSI-së diskutuan edhe për mundësitë e mbështetjes së EURODREJTËSI-së për sigurimin e shembujve të suksesshëm të programeve për shpërndarjen automatike të lëndëve në gjykata në ndonjërin nga shtetet anëtare të BE-së, si një nga prioritete ndaj të cilit është drejtuar Ministria e Drejtësisë në procesin e digjitalizimit të gjyqësorit.

Në këtë drejtim, ministri theksoi se me kthimin e legjitimitetit në punën e Këshillit Gjyqësor dhe me zgjedhjen e fundit të Prokurorit të ri Republikan Publik janë siguruar dy nga tre parakushtet kyçe për sigurimin e funksionimit të gjyqësorit të pavarur dhe funksional.

“Ministri potencoi se me vendosjen e digjitalizimit të suksesshëm në gjyqësor përmes sistemit funksional të ndarjes automatike të lëndëve dhe rrumbullakimin e këtij procesi, Republika e Maqedonisë së Veriut do të arrijë përparim të rëndësishëm në reformën e gjyqësorit e me këtë edhe në sundimin e ligjit”, thuhet në kumtesë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rastet e spiunazhit, Shala: Nuk bëhet fjalë vetëm për qytetarë serbë, por edhe për shqiptarë bashkëpunëtorë

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit, tash avokat, Hasan Shala, në emisionin FIVE, ka komentuar për rëndësinë e aktakuzës për spiunazh të ngritur nga Prokuroria...

Izet Mexhitit i ngatërohen numrat e korigjon Taravari, janë 25 shqiptarë jo 35

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një postimi më herët njoftoi se 35 shqiptarë kanë nisur me punë në spitalin e Tetovës dhe të Gostivarit, por...

Shkëndija e Haraçinës kalon në Ligën e dytë

Në ndeshjen e balotazhit që pati me Osogovën, Shkëndija e Haraçinës arriti të fitojë me rezultat 2:1. Kjo ndeshje ishte vendimtare për Shkëndijën, duke kaluar...

Erdogan takohet me presidentin e Sirisë, Ahmad al-Sharaa

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u takua sot me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, në Stamboll. Erdogan e priti al-Sharaan me një ceremoni zyrtare në Zyrën...

Lija e majmunit në Maqedoni, rasti i dytë ende nuk është paraqitur për kontroll

Personi i dytë i infektuar me linë e majmunit në Maqedoninë e Veriut ende nuk është paraqitur për kontroll në Klinikën Universitare për sëmundje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu