Ministri i Transportit i kërkon prokurorisë të hetojë keqpërdorimet në infrastrukturë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski i ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që të hetojë funksionimin e ndërmarrjes publike të infrastrukturës hekurudhore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore bazuar në rezultatet e raportit për investime publike të Entit Shtetëror për Revizion.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Raporti vë në dyshim punën e mëparshme të ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore , ndër të tjera në rrugën Drenovë-Gradsko, për të cilën ka rreziqe nga arbitrazhi si dhe për rritjen e vlerës së autostradës Kërçovë-Ohër pë175 milionë euro dhe për të cilën janë shpenzuar 446 milionë euro dhe nuk ka përfunduar as pas 10 vitesh nga fillimi i ndërtimit”.

Për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, në të cilën vlera është rritur për 220 milionë euro, gjegjësisht në 560 milionë euro në vend të 340 të planifikuara fillimisht, sipas Nikollovskit, në një proces tejet jotransparent është nisur një procedurë tenderimi para zgjedhjeve në kushtet kur, siç tha ai, të gjithë e dinin se do të kishte ndërrim pushteti. Ofertat për tenderin janë dorëzuar deri më sot, por Nikollovski tha se për momentin nuk mund të bëjë asgjë për anulimin e mundshëm. Ai tha se së bashku me ndërmarjen publike të rrugëve shtetërore dhe kreditorët ndërkombëtarë do të diskutojnë rishikimin e projektit.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Bëhet fjalë për hekurudhën më të shtrenjtë që përfundon në një tunel që nuk ka fund dhe për të cilin Bullgaria nuk ka as projekt lidhjeje hekurudhore. Iu bëj thirrje kreditorëve ndërkombëtarë të ulen dhe të diskutojnë nëse kjo është rruga e duhur./SHENJA/
https://youtu.be/3yxzQKetAbI

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mirë me VLEN-in, mirë me Taravarin? Mickoski në përpjekje për ta ruajtur kabinetin aktual

Mbrëmjen e së martës kryeministri Mickoski dhe liderët e VLEN-it u takuan në Qeveri. Të pranishëm ishin kreu i LD-së Izet Mexhiti, Kreu i Lëvizjes...

Biden akuzon Trumpin se po i bën qejfin Rusisë: Evropa do të humbasë besimin te SHBA-ja

Ish-Presidenti Joe Biden akuzoi Donald Trump lidhur me qëndrimin e tij ndaj Rusisë dhe shprehu frikën se Evropa mund të “humbë besimin në besueshmërinë...

Momente paniku, senatorja amerikane bie pa ndjenja gjatë konferencës, mjeku ‘hero’ ndërhyn menjëherë

Një mjek ndërhyri menjëherë gjatë fjalimit të Ileana Garcias, një senatore amerikane, kur papritmas ajo filloi të ndihej keq dhe ishte gati të rrëzohej. E...

BE-ja i bën thirrje Izraelit ta heqë bllokadën humanitare në Gaza, kundërshton planin e ri të ndihmave

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian i kanë ripërsëritur thirrjet për largim të menjëhershëm të bllokadës humanitare në Rripin e Gazës, si dhe kanë...

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë. Pjesa e Maqedonisë e gazsjellësit është 68 kilometra e gjatë dhe duhet të lidhet me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu