Ministri i Dodikut tallet me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Ministri i Sigurisë i Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Neshiq, është tallur me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në një paraqitje në televizionin serb “Happy TV”. Neshiq është pjesë e partisë së Millorad Dodikut, president i etnitetit serb të Bosnjës, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Neshiq ka pasur retorikë të zakonshme kundër gjenocidit të Srebrenicës, por në paraqitjen e fundit ai shkon një hap më tej.

“Nëse më lejoni të tregoj një shaka… në një varrim, i kërkuan Mujës së vogël të tregonte të dhënat bazike. Ai thotë: ‘I lindur në Sarajevë, i varrosur në Srebrenicë, jeton në Gjermani’ “, ka thënë Neshiq duke buzëqeshur. Prezantuesi më pas i thotë se është paditur nga “Nënat e Srebrenicës” për një deklaratë të ngjashme, ndërsa Neshiq i përgjigjet “ndoshta do të më padisin edhe mua tani”.

“Kjo dhe deklarata të ngjashme janë tregues i vërtetë se pse botës i duhet një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Edhe pse mesazhet e rezolutës janë universale dhe është në interes të gjithë botës, miratimi i saj do të çimentojë mesazhin se mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është akt anti-civilizimi”, shkruan media boshnjake “Klix”. Më 23 maj do të mbahet seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për Srebrenicën.

Për gjenocidin ndaj mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë në rajonin e Srebrenicës më 1995, janë dënuar më shumë se 50 persona me gati 700 vjet burgim. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e njeh këtë akt si gjenocid. Ky krim konsiderohet më i rëndi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, dhe për të janë dënuar më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burgim gjithsej.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq. Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Sërpska, nuk e pranojnë të jetë kryer gjenocid në Srebrenicë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu