Minçevi i ZNAM-it nuk tërhiqet: Për përfaqësimin në administratë marr për bazë vetëm popullsinë rezidente – shqiptarët mbeten në 24.3%

Ministri i Administratës Publike në Maqedoninë e Veriut, Goran Minçev theksoi në një konferencë për mediat se popullsia rezidente në vend do të jetë baza e metodologjisë për punësimin e qytetarëve nga komunitetet në sektorin publik. Ai me këtë lë për të kuptuar se në fuqi mbetet vendimi që e solli me ardhjen në këtë dikaster dhe që përfaqësimin sa i përket shqiptarëve si komuniteti i dytë në vend e njihte vetëm deri 24.3% në bazë të popullsisë që janë rezident, dhe jo 29.5% përfshirë edhe ata rezident. Por me anulimin e metodologjisë ndarëse në rezident dhe jorezident nga Gjykata Kushtetuese, tashmë shifra zyrtare e shqiptarëve në RMV sipas regjistrimit të 2021 është 29.5%.

“Ne kemi vizion për të bërë zgjidhje serioze që nuk do ta rrënojë mundësinë për barabarësi në punësime të të gjitha komuniteteve në RMV, që sërish mos të jetë lëndë e Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket qëndrimit tim si ministër unë marr për bazë popullsinë rezidente, atë që jeton këtu”, theksoi Minçev.

Minçev që vjen nga radhët e partisë minore ZNAM u ankua se rreth 40% e punonjësve në sektorin publik nuk punojnë fare dhe janë të punësuar pikërisht për shkak të nepotizmit, përkatësisë partiake dhe etnike. Për këtë qëllim, në administratën publike do të futet një sistem i ri vlerësimi, përgjegjësie disiplinore dhe shpërblimesh.

Edhe pse projektligji për përfaqësim të përshtatshëm dhe të barabartë nuk është dërguar ende në Komisionin e Venedikut, Minçev shpreson se ata do të japin mendimin e tyre atje së shpejti.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Diktaturë në veprim: Billbordi që nuk duroi as një orë në Tetovë

Në Tetovë sot u vendos një billbord ku denoncohej shitja e tokës publike me 1 euro/m². Mesazhi ishte i qartë dhe godiste drejt në...

Kërmijt e politikës!

Ashtu siç ngjiten kërmijt nëpër pemë dhe nëpër vende të ndryshme sot po ngjiten edhe njerëzit e zgjedhur të pushtetit njelloj si kërmijt e...

Taravari: Shqiptarët po shtypen, Mickoski nën kontrollin serb, Kurti nuk u mor me ne (Video)

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka ashpërsuar tonet politike duke deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shtypen sistematikisht nga politika e qeverisë...

Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim frymëzues para forumit të gruas...

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu