Minatori i Trepçës shpërthen në lot para Kuvendit: Aman mos i jepni material Serbisë, formoni Kuvendin sa më parë

Një minator i Trepçës ka protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të tejkalojnë bllokadën institucionale dhe të formojnë sa më parë qeverinë dhe Kuvendin, shkruan Gazeta Infokus.

I emocionuar dhe me lot në sy, ai mbajti në duar fotografi që dokumentonin protestat historike të minatorëve përballë regjimit serb, duke kërkuar të drejtat e tyre.

“Në emër të minatorëve kam ardhë sot këtu… na kanë keqpërdor serbët, na përdorën resurset… ju dhamë votat, e këta na keqpërdorën. Ju lutem, sa më parë me formu qeverinë e Kuvendin, e mos me ju dhanë material Serbëve…”, u shpreh minatori në një deklaratë prekëse para mediave.

Ai i bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin përgjegjësinë dhe të veprojnë për të mirën e qytetarëve, duke kujtuar se minatorët e Trepçës kanë qenë gjithmonë në vijën e parë të sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Protesta e tij simbolike vjen në kohën kur Kosova ndodhet në krizë institucionale për shkak të dështimit të partive politike për të arritur marrëveshje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Aliu e pësoi”: Xhavit Haliti rrëfen se si tentoi të pajtonte Ali Ahmetin me Izet Mexhitin

Xhavit Haliti, një nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, ka rrëfyer prapaskenat në një rast në politikën e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Haliti...

Taravari: VLEN është e pamundur që të bashkohet, vetëm Mickoski mund t’i bëj bashkë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se koalicioni VLEN është i pamundur të unifikohet si subjekt i vetëm, duke theksuar se...

Arbër Ademi i thotë VLEN-it dhe Mendi Qyrës: Ua tërhoqën veshin, tash kërkoni falje, por paditeni nga policia

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për situatën e krijuar në Komunën e Strugës, ku kryetari i Strugës Mendi...

Betohen kryetarët e rinj serbë të komunave në veri të Kosovës

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor u mbajtën seancat konstituive,...

VMRO sot mban kongresin – Mickoski pritet të zgjidhet kryetar

Sot me 6dhjetor VMRO-DPMNE do ta mbajë kongresin partiak, në të cilin pritet që Hristijan Mickoski të rizgjidhet në pozitën e kryetarit. Deri më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu